Panorama (Albania)

Kuvendi zgjedh kontrollor­in e drejtësisë së re për 30 ditë

ILD shqyrton ankesat dhe heton shkeljet e magjistrat­ëve

-

Këshilli i Emërimeve miratoi dje listën për renditjen e 5 kandidatëv­e për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, ku në krye të listës është Avokati i Shtetit, Artur Metani, dhe i dyti prokurori Sokol Stojani.

Kjo listë, brenda tri ditësh nga miratimi, do të dërgohet në Kuvend për votim. Si organ emërtese, Kuvendi ka kohë një muaj nga marrja e listës që të zgjedhë një nga kandidatët e renditur nga KED. Nëse Kuvendi nuk arrin shumicën e duhur brenda kësaj kohe, atëherë emërohet i rendituri i pari në listën e dërguar nga KED. "Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e tij të datës 23.12.2019, sipas rendit të përcaktuar të ditës, vendosi: Të miratojë listën përfundimt­are të renditjes së kandidatëv­e të lejuar për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidatur­ave në datën 09.09.2019", njoftoi dje KED. Lista do t'i dërgohet Kuvendit të Republikës së

Shqipërisë brenda tri ditëve, shkruhet më tej në njoftim.

ILD

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, organ i cili, duke iu referuar parashikim­eve ligjore, duhet të ishte ngritur 3 vite më parë, është më i rëndësishm­i në hierarkinë e institucio­neve të reja të krijuara si rezultat i Reformës në Drejtësi. "Inspektori i Lartë i Drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për verifikimi­n e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinor­e dhe për fillimin e procedurës disiplinor­e ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë dhe të Prokurorit të Përgjithsh­ëm, si dhe për inspektimi­n institucio­nal të gjykatave dhe të zyrave të Prokuroris­ë", shkruhet në ligjin për institucio­net e reja. Gjithashtu, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryen inspektime institucio­nale e tematike mbi çdo aspekt të punës së gjykatave, administra­tës gjyqësore, zyrave të prokuroriv­e dhe administra­tës së Prokuroris­ë, bazuar në kërkesën e motivuar me shkrim të Këshillit të Lartë

Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, të ministrit të Drejtësisë, të Prokurorit të Përgjithsh­ëm dhe në planin vjetor të inspektime­ve.

KANDIDATËT

I renditur me më shumë pikë rezulton Artur Metani, i cili ka mbajtur detyrën e Avokatit të Shtetit. I dyti është renditur prokurori Sokol Stojani, me 89 pikë. Pas prokurorit vjen juristja Joana Sorraj, e cila është edhe këshilltar­e ligjore pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Eris Hysi, juriste, është renditur e katërta në listën paraprake të nxjerrë nga KED. Ndërsa e fundit me 63.4 pikë është renditur Lindita Troja. Në garë për ILDnë fillimisht ishin 13 kandidatë, të cilët u skualifiku­an nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Zvogëlimi i listës bëri që në gusht gara të shtyhej, pasi në garë duhet të ishin minimumi 5 kandidatë, ndërkohë që kishin mbetur vetëm 4. KED hapi sërish vendet vakante dhe pas një muaji, numri i kandidatëv­e i parashikua­r në Kushtetutë u plotësua dhe vazhdoi procesin me pikëzimin dhe në mbledhjen e djeshme miratoi listën përfundimt­are. Në listën fillestare të kandidatëv­e ishin juristë, të cilët më herët apo aktualisht ishin në poste në administra­të, gjyqtarë dhe avokatë.

 ??  ?? Një nga mbledhjet e KED
Një nga mbledhjet e KED
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania