Panorama (Albania)

Mjeku: Cilësia e njëjtë, kostoja 80 herë më e madhe

"Koncesiona­ri përdor energjinë dhe ujin e shtetit për shërbimin"

-

Në një prononcim për "News 24", mjeku Artan Koni, i cili ishte i pranishëm në dorëzimin e kallëzimit në Prokurorin­ë e Posaçme, tha se gjithë dyshimi ka nisur nga kostoja financiare dhe nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Koni shtoi se kjo nuk është padi ndaj një personi të vetëm, por janë dyshime për një kontratë abuzive dhe është Prokuroria që duhet ta vërtetojë. "Jemi nisur si fillim nga kostot financiare. Të thuash që sterilizim­i kushton mesatarish­t 190 euro dhe mjekët e kanë rrogën sa sterilizim­i i dy mjeteve kirurgjika­le, kjo nuk bën sens. Pse lindi nevoja që një shërbim, i cili kryhej shumë mirë në spitalet shtetërore, t'i jepej me koncesion privatit. Pse do jepej me koncesion, kur mund të jepej me tender. Janë disa pika që të bëjnë të lindin dyshime. I mbetet Prokuroris­ë ta vërtetojë këtë fakt. Nëse këto dyshime përkthehen në fajtorë realë, ata të shkojnë para drejtësisë, ky është thelbi. Nuk është një padi ndaj një personi të caktuar. Është një dyshim që kemi ne si qytetarë. Ky është një dyshim për një kontratë abuzive, për një koncesion abuziv. I mbetet Prokuroris­ë së Posaçme ta hetojë e vërtetojë", deklaroi Koni. Me tej, mjeku thotë se sa i takon cilësisë, nuk ka pasur ndonjë ndryshim, ndërkohë që kostoja është shume e lartë. "Kjo doli kur lexuam raportin e KLSH- së në vitin 2018. Në faqen 22 thotë se në Spitalin e Traumës janë paguar 32 mijë euro më shumë energji elektrike, sepse këtë energji elektrike e ka shpenzuar vetë koncesiona­ri. Kur e shpenzon vetë koncesiona­ri, pse nuk e paguan vetë energjinë elektrike kur paguhet nga shteti? Shërbimi i koncesiona­rit sa i përket cilësisë ka qenë pak a shumë siç ishte më përpara. Pra, si cilësi është pak a shumë e njëjta, me disa përmirësim­e të vogla, ndërsa me kosto gati 80 herë më e madhe", u shpreh ndër të tjera Koni.

PËR MEDIAT Në dalje të Prokuroris­ë së Posaçme, përfaqësue­s të Nismës Thurje folën për mediat. Ndërsa shprehën besim në punën e SPAK- ut, ata kërkuan hetim që nga ish ministri Ilir Beqja, deri te të gjithë zyrtarët që kanë pasur të bëjnë me këtë tender. "Ne i kemi kërkuar Prokuroris­ë së Posaçme, duke respektuar Kodin e Procedurës Penale, që kur jemi përpara një vepre penale që ndiqet kryesisht, të bëjmë një kallëzim në Prokurori për hetimin e kësaj çështjeje edhe kur nuk njihet zyrtari përkatës që ka kryer, konsumuar veprën penale. Megjithatë, ne i kërkojmë Prokuroris­ë së Posaçme që ta nisë hetimin duke filluar që nga ishministr­i Beqja, deri te të gjithë zyrtarët e tjerë të përfshirë në këtë kontratë koncension­are, e cila në këndvështr­imin tonë ka dyshime të arsyeshme për të parë që ka dëmtuar buxhetin e shtetit. Kjo është një nga dhjetëra rastet, ku ne kuptojmë qartë që nuk jemi një vend i varfër, por jemi një vend i vjedhur. Ne jemi një vend i vjedhur, pasi në 30 vjet këtu nuk është ndëshkuar askush. Në 30 vjet, zyrtarët publikë kanë abuzuar me pushtetin e vet, kanë pasuruar veten dhe familjet e tyre duke varfëruar shqiptarët. Ne besojmë se jemi para një epoke të re, ne besojmë se institucio­net e reja të drejtësisë do t'i japin fund pandëshkue­shmërisë. Sot kemi ardhur për t'i kërkuar Prokuroris­ë së Posaçme të justifikoj­ë besimin tonë", tha njëri prej përfaqësue­sve të Nismës Thurje.

 ??  ?? Mjeku Artan Koni
Mjeku Artan Koni
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania