Panorama (Albania)

Krimi kibernetik, SHBA dhuron pajisje për Policinë

Pjesë e programit, 1.3 milionë dollarë të Amerikës për trajnime

-

Shërbimi i Sigurisë Diplomatik­e ( DSS) dhe Ndihmës së Antiterror­izmit, ATA, i dhurojnë Policisë së Shtetit pajisje kompjuteri­ke për krimin kibernetik, për Drejtorinë e Antiterror­it dhe Laboratori­n Kriminalis­tik. Gjatë një takimi që u zhvillua dje në ambientet e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, u organizua ceremonia e dhurimit të pajisjeve kompjuteri­ke të Policisë së Shtetit nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatik­e ( DSS) dhe Ndihmës së Antiterror­izmit, ATA, programe të Departamen­tit të Shtetit, në bashkëpuni­m me Zyrën Rajonale të Sigurimit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe shefja e Zyrës Rajonale të Sigurimit të Shërbimit Diplomatik në Ambasadën amerikane në Tiranë, Janet Meyer, kanë nënshkruar aktin e dhurimit të këtyre pajisjeve. Ardi Veliu ka falënderua­r Jenet Meyer për ndihmën, mbështetje­n dhe suportin në vijimësi që ambasada amerikane dhe Programi i Ndihmës së Antiterror­izmit ka dhënë e po i jep Policisë së Shtetit dhe ka theksuar se Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunu­ar ngushtësis­ht me partnerët strategjik­ë për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmi­n. Dhurimi i këtyre pajisjeve është në vijimësi të programit 1.3 milionë dollarë nga SHBA, për trajnime dhe suport për Policinë e Shtetit. Gjatë këtij viti, por edhe vitin e kaluar janë kryer 5 kurse trajnimi kundër terrorizmi­t me fokus hetimet terroriste dhe hetimet kibernetik­e. Në fillim të vitit u organizua edhe një dyditor, pjesë e programit të trajnimeve nga ambasada amerikane, që do të ndihmojë në sigurimin e kornizës organizati­ve të ligjeve dhe politikave që politikëbë­rësit t'i marrin në konsiderat­ë kur hetojnë dhe i ndjekin penalisht terroristë­t. Në seminarin dyditor që u zhvillua në Tiranë gjatë muajit prill, mbi përdorimin terrorist të teknologji­së, Moses- Ones nxiti Policinë që të vazhdojë në të njëjtin drejtim në luftën kundër terrorizmi­t, duke vlerësuar kontributi­n e saj. "Policia e Shtetit në Shqipëri vazhdon të ndërtojë një emër si një nga organizata­t e Policisë më të mira në Europë. Dua të vlerësoj përpjekjet e policisë gjatë vitit të kaluar. Keni treguar profesiona­lizëm për të mbrojtur qytetarët. Dëshiroj t'ju nxis që të vazhdoni në atë drejtim. Është një kohë e rëndësishm­e për sundimin e ligjit dhe sigurinë rajonal", u shpreh e ngarkuara me punë e SHBA- ve, në atë kohë.

 ??  ?? Faksimile e reagimit të Gjykatës së Vlorës
Faksimile e reagimit të Gjykatës së Vlorës
 ??  ?? Gjatë ceremonisë së dhurimit të pajisjeve për Policinë nga SHBA
Gjatë ceremonisë së dhurimit të pajisjeve për Policinë nga SHBA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania