Panorama (Albania)

Tritoli ndaj Albert Kuliçit, Prokuroria: Sulmi për shkak të detyrës, i papranuesh­ëm

Gjykata: Dënojmë me forcë krimin ndaj kolegut tonë. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes fokusohen te dosjet e tjetërsimi­t të pronave

-

Prokuroria e Vlorës ka reaguar për sulmin e bërë tri ditë më parë ndaj prokurorit Albert Kuliçi.

Orët e para të së shtunës, makinës së prokurorit i është vendosur një sasi tritoli duke u shpërthyer më pas. Këtë akt, Prokuroria e Vlorës shprehet se është një veprim kriminal që synon të cenojë punën e prokurorit. "Ky është një akt kriminal, i papranuesh­ëm me sistemin tonë të drejtësisë, parimet e shtetit të së drejtës, vlerat dhe parimet shoqërore, që synon të cenojë detyrën e tij si prokuror dhe gjithashtu të intimidojë në luftën kundër krimit. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë dënon rëndë akte të tilla kriminale, të cilat në thelb dëmtojnë rendin dhe sigurinë juridike. Duke mbështetur kolegun tonë në vijim, trupa e prokurorëv­e së kësaj prokurorie, në respektim të ligjit dhe parimeve kushtetues­e, do të jetë gjithmonë e pandikuar në luftën pa kompromis kundër krimit", thuhet në deklaratën e organit të akuzës.

GJYKATA

Po ashtu, për sulmin ka reaguar edhe Gjykata e Vlorës. Në një komunikatë për mediat, trupa gjyqësore shprehet e indinjuar, ndërsa duke e konsiderua­r si një veprim kriminal, thotë se ka cenuar jo vetëm prokurorin

Kuliçi, por të gjithë profesioni­stët e sistemit të drejtësisë. "E dënojmë me forcë krimin ndaj kolegut tonë dhe kërkojmë nga të gjithë organet të marrin masa për sigurimin e jetës dhe shëndetit të kolegut dhe familjes së tij. Në këtë kohë kur sistemi i drejtësisë është duke pësuar një reformim të thellë e radikal, solidarite­ti dhe ofrimi i të gjitha garancive nga sulmet kriminale, profesioni­stëve si z. Kuliçi, është domosdoshm­ëri absolute për vazhdimin e detyrës publike dhe kthimin e besimit të publikut te drejtësia", thuhet në reagim. Po ashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Vlorë thotë se mbështet prokurorin dhe veprimtari­në e tij, ndërsa bën thirrje për më shumë vëmendje në trajtimin e gjyqtarëve e prokurorëv­e me dinjitet. "Me bindjen që kjo ngjarje e rëndë do të zbardhet dhe autorët e saj do të çohen para ligjit, ftojmë të gjithë faktorët vendas dhe të huaj në dënimin e këtij krimi dhe mbështetje­n e organeve të drejtësisë në kryerje të punës së tyre të vështirë", shprehet Gjykata.

DOSJET

Prej vitesh, Albert Kuliçi punon në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndërsa dosjet që ka kaluar në duar kanë qenë mjaft të "nxehta". Kuliçi është zëvendësdr­ejtor i Prokuroris­ë dhe drejtues i sektorit Task- Forcë. Albert

Kuliçi, me origjinë nga Tropoja, ka pasur në dorë vitet e fundit çështjet më të bujshme në Vlorë, duke filluar nga skandali i tjetërsimi­t të pronave në Karaburun dhe Zvërnec, ku i përfshirë ishte edhe biznesmeni Pëllumb Petritaj dhe 4 zyrtarë që u dënuan me burg, deri te koncesioni i parkingjev­e në qytetin bregdetar, i cili u anulua pasi u konstatuan një seri shkeljesh. Kuliçi ka hetuar gjithashtu edhe një aferë në "Albpetrol", si dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros për një pallat 11katësh në Vlorë, për të cilin u akuzua për shpërdorim detyre ish- kryebashki­aku Shpëtim Gjika.

 ??  ?? Makina e shpërthyer e prokurorit Albert Kuliçi
Makina e shpërthyer e prokurorit Albert Kuliçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania