Panorama (Albania)

Arrestohet Aleksandër Gjoka, po drejtonte makinën nën efektin e alkoolit

Këngëtari po kthehej nga Dajti në mesnatë me automjetin “Chevrolet”, pas testit niveli i alkoolit ishte në masën 0.66 miligram për litër

-

As këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka nuk u ka shpëtuar masave të rrepta të Policisë Rrugore në drejtim të parandalim­it të aksidentev­e, që kryesisht lidhen me përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.

Ai është arrestuar pak pas mesnate kur po kthehej nga Dajti, në rrugën “Sotir Caci” në Tiranë, pasi po drejtonte makinën nën efektin e alkoolit. Burime zyrtare të Policisë së kryeqyteti­t thanë se pas matjes së nivelit të alkoolit me aparatin “Drager”, rezultoi me masën 0.66 miligram për litër. Pas rezultatit të testit, shërbimet e Komisariat­it Nr. 4 kanë kryer arrestimin e tij në flagrancë, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Këngëtari 60vjeçar është shoqëruar në Komisariat menjëherë pas ndalimit rreth orës 00: 15. Gjithashtu është bërë edhe bllokimi i mjetit tip “Chevrolet” që ai drejtonte, deri në përfundim të procedurav­e nga ana e Policisë Rrugore. Brenda dy ditësh, Aleksandër Gjoka pritet të paraqitet në Gjykatën e Tiranës, e cila do të caktojë masën e sigurimit personal.

MASAT Policia Rrugore e kryeqyteti­t, krahas detyrimeve të tjera si menaxhimi i ngarkesës së trafikut, kryesisht në zonat e tregjeve industrial­e dhe pranë shesheve e qendrave tregtare, ka vijuar kontrollet parandalue­se për evidentimi­n dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore. Patrullime­t dhe verifikime­t janë fokusuar ndaj përdoruese­ve të mjeteve, që drejtojnë makinat pas përdorimit të alkoolit apo me shpejtësi mbi normat e lejuara, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, për parkime të gabuara në rresht të dytë etj. Policia tha dje se pas verifikime­ve të kryera, janë arrestuar 18 drejtues mjetesh dhe motomjetes­h, nga të cilët 13 në gjendje të dehur dhe 4 të papajisur me leje drejtimi. Janë pezulluar 174 leje drejtimi, nga të cilat 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 84 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 41 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimi­t rrugor. Janë proceduar administra­tivisht 175 drejtues motomjetes­h për mospërdori­m të kaskës mbrojtëse, si dhe janë vendosur gjoba për 2089 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.

 ??  ?? Aksioni i Policisë Rrugore për përdoruesi­t e alkoolit
Aksioni i Policisë Rrugore për përdoruesi­t e alkoolit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania