Panorama (Albania)

Zbulohen fletët e votimit, si u penalizua Gjata nga Minga e Petro

Muzikologi­a dhe poetja i japin Elvanës pikët minimale, përmbysin vullnetin dhe të anëtarëve të huaj të jurisë

- TIRANË

Ngjarja më e rëndësishm­e e këngës uli siparin këtë të diel, për të nisur rrugëtimin në skenën ndërkombët­are të Eurosong- ut.

Arilena Ara me “Shaj”, një këngë e kompozuar nga Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetkovski e me tekst të Lindon Berishës, triumfoi ndër 20 finalistët.

Ndryshe nga “gjykimi popullor” i reflektuar nga klikimet në kanalin e “Youtube”, ku më e pëlqyera ishte këngëtarja Elvana Gjata, anëtarët e jurisë, më saktë etnomuziko­logia Mikalea Minga dhe poetja Rita Petro vendosën që pikët maksimale t’i ndanin mes Bojken Lakos dhe Arës. Në fletat e votimit bërë publike nga RTSHja, Petro i jep këngës “Shaj” 18 pikë e 13të “Malaseen”, ndërsa Minga, duke qëndruar te po këta dy emra, pikët maksimale ia jep Lakos. Përmbysja e vullnetit të tre anëtarëve të huaj, Christer Björkman ( këngëtar dhe producent suedez), kompozitor­it grek Dimitris Kontopoulo­s e kryetarit të delegacion­it të Islandës, Felix Bergsson, për t’ia dhënë çmimin e parë të Festivalit të Këngës në Radio Televizion­in Shqiptar, duket qartë se vjen po nga dy anëtaret shqiptare. “Ky është rasti që tregon se mendimi i jurisë profesioni­ste prevalon mbi gjykimin e përgjithsh­ëm”, thekson gazetari Eni Shehu gjatë postfestiv­alit, por Minga përgjigjet se ndoshta jo çdo juri do të zgjidhte këtë rrugë. Një zgjedhje e guximshme ajo e muzikantes, që në një kohë kur publiku brohoret për Elvanën dhe në botën virtuale kënga e saj bëhet më e klikuara, ajo vë pikën mbi “i”, duke bërë që në Festivalin e Këngës të vlerësohet vokali, poezia, harmonizim­i i komponentë­ve, duke vlerësuar Gjatën me vetëm 2 pikë. Më e butë tregohet Petro, me 8 pikët për Elvanën, duke e mbajtur në top 5- shen me pikët e saj, por pa e konsiderua­r si fituese të mundshme. Elvana mbetet kështu në vendin e dytë, duke u lënë vendin diskutimev­e nëse në Eurosong duhet një këngë skenike, apo profesiona­liteti, vokali, muzika duhet të jenë kryefjala. Në valën e këtyre debateve, Minga pason propozimin e këngëtarit të ri Tiri Gjoci, duke u shprehur se për festivalet e ardhshme duhet menduar një opsion tjetër për Eurovizion­in. “Do të ishte mirë që kënga përfaqësue­se për në Eurosong të zgjidhej mes 3 këngëve finaliste”, propozon ajo. Po në postfestiv­al, gazetarët e ftuar në panel mundën të diskutojnë edhe për tekstet e këngëve. Siç u vu re edhe në këngët finaliste, jo në pak raste këngëtarët zgjedhin të krijojnë vetë tekstin, pa marrë parasysh poezitë e autorëve të mirëfilltë, siç është edhe vetë rasti i poetes Rita Petro, pjesëmarrë­se disa herë në festival me poezitë e saj. Poetja, lidhur me këtë çështje, pohoi se në edicionin e 58- të të Këngës kishte këngë të mira dhe të dobëta, një fenomen që sigurisht nuk i bën nder jurisë që ka vlerësuar këngët. Petro po ashtu u sugjeroi të rinjve që guxojnë të krijojnë për kompeticio­ne të tilla, që të lexojnë më shumë, pasi librat do të hapin shtigje të reja, për të përcjellë në mënyrë dinjitoze ndjesitë përmes vargjeve. Ndër këngët që ka marrë vëmendje për poezinë e muzikën e Adrian Hilës, është edhe “Ajër” e Sara Bajraktari­t. Një këngë që gjatë spektaklit duket se mori vëmendjen edhe të këngëtares Ema Qazimi, e cila u shpreh se këngë të tilla e bëjnë të ndihet optimiste për të ardhmen e muzikës shqiptare. Në Festivalin e 58- të, që pas 47 vitesh, qe nën regjinë e Vera Grabockës ( në ’ 72- shin bashkëregj­isore me Mihal Luarasin), u vërtetua se pavarësish­t frymës së përgjithsh­me pesimiste, ndryshe nga Festivali i 11- të, fjala e fundit u mbeti profesioni­stëve.

 ??  ??
 ??  ?? Mikaela Minga, etnomuziko­loge
Mikaela Minga, etnomuziko­loge

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania