Panorama (Albania)

Një dritë do të ndriçojë galilenë e madhe të kombeve...

-

bërthamë pagane. Në librin e Encikloped­isë Botërore shkruhet: “Data e saktë e lindjes së Krishtit është e panjohur”. Të krishterët e hershëm nuk e kanë festuar lindjen e tij, sepse e konsideron­in pagane festimin e ditëlindje­s së kujtdo.

Përmendja e parë e nderimit të ditëlindje­s së Krishtit u shfaq diku rreth vitit 200 p. e. s. Për shumë vite u përdorën disa data. Për herë të parë, 25 dhjetori qe përmendur në vitin 336.

KOSTANDINI, “INKARNIMI” I DIELLIT 25 dhjetori i festimit të Krishtlind­jeve lidhet me veprimtari­në e perandorit romak me origjinë ilire, Kostandini­t, i cili gjatë qenies së tij si perandor njihej si “inkarnimi” apo “trupëzimi” i diellit, që në atë kohë adhurohej nga romakët si perëndi. Pas konvertimi­t në krishterim, ky perandor me gjak të gjenezës sonë ilire udhëhoqi Koncilin e Niçeas ( viti 325 pas Kr.), në të cilin krishterim­i njohu për herë të parë në mënyrë zyrtare doktrinën e “trinisë së shenjtë”. Kostandini e orientoi besimin e krishterë jo drejt një ndarjeje të ashpër me paganizmin, por e pasuroi besimin e ri me shumë elemente ekzistuese në besimet e mëparshme romake. Në këtë kuadër, historiani Eduard Gibon sqaron se “të krishterët romakë, të cilët nuk e dinin datën e lindjes së tij ( Krishtit), përcaktuan si festë solemne 25 dhjetorin, Brumalinë, apo solsticin e dimrit, të cilin paganët e festonin çdo vit në përkujtim të lindjes së diellit”.

Në librin “Historia e Romës” nga Michael Grant lexojmë siç vijon: “Ka pasur po ashtu një tjetër besim pagan gjatë kësaj epoke, që garonte me Krishtin për kontrollin e botës perëndimor­e. Ky ishte kulti i diellit ( kulti i ilirëve parahistor­ikë, i cili respektohe­j nga miliona banorë të Perandoris­ë Romake, madje ky besim njëherë e në një kohë qe bërë fe zyrtare)”.

SANTA KLAUSI- BABAGJYSHI I KRISHTLIND­JEVE DHE I VITIT TË RI Në histori ekziston realisht një personazh i quajtur Shën Nikolla, që sot njihet me emrin Santa Klaus. Shën Nikolla ( greq. “Agios Nikolas” ose “fitorja e popullit”). Në Shqipëri, Shën Kolli njihet me emrin Shën Nikolla i Mirës në kishën katolike, edhe Shën Nikolli i Barit. Në atë ortodokse, Nikolla Mrekullibë­rësi, që jetoi në shekullin IV në Lician Bizantine ( sot me emrin Demre, Antalia, Turqi). Në botë njihet më tepër si Santa Claus ose Santa Klaus, ndërsa në

Shqipëri njihet edhe si Plaku i Vitit të Ri apo Baba Dimri. Lindi në Patara, në Turqi, nga një familje e pasur, ne shekullin IV u bë peshkop i Myra- s dhe mori pjesë në Koncilion e Nicea- s në vitin 325. Kur vdiq, eshtrat e tij u vendosën në Myra, deri në 1087, kur u morën nga një grup kavalierës­h italianë, të hequr si tregtarë dhe u dërguan në Bari, ku ruhen deri në ditët e sotme.

Një nga legjendat më të famshme, e konfirmuar nga Dante në Purgatorin ( XX, 31- 33) tregon që Shën Nikolla, i prekur nga lutjet e një njeriu të mirë, që s’kishte mundësi të martonte tri vajzat e tij, sepse kishte rënë në mjerim, vendosi t’i hidhte për tri net me radhë nga një dritare gjithnjë e hapur e kështjellë­s, tri thasët me monedha, që do të bënin pajën e vajzave. Natën e parë dhe të dytë gjërat ndodhën sipas planit dhe natën e tretë Shën Nikolla gjeti dritaren mbyllur. I vendosur për të mbajtur fjalën, plaku me mjekër të bardhë, u kacavor mbi çatitë dhe hodhi thesin me monedha nëpërmjet oxhakut, ku ishin varur rrobat për t’u tharë, duke bërë të lumtur njeriun e mirë dhe tri vajzat e tij.

Shën Nikolla i ndante dhurata më të varfërve, në të gjithë botën, duke shëtitur me karrocën, slitën e tij, duke udhëtuar dhe nëpër dëborë, duke ua hedhur anonimisht nëpërmjet oxhaqeve ose dritareve të tyre. Sipas legjendave të tjera, këtij shenjtori i kishte rënë në dorë një objekt mitik, “Sacro Graal”, që, veç te qenurit përgjegjës për aftësitë e tij për të dhuruar me bollëk, që edhe shkaku i hapjes së varrit të tij ( nga kavalierët italianë) me urdhër të Papa Gregorit VII. Në çdo rast, Shën Nikolla u bë në fantazinë popullore “sjellës dhuratash”, detyrë e kryer falë një slite me drerë në natën e 6 dhjetorit ( Shën Nikolla, pikërisht) ose deri edhe në natën e Krishtlind­jeve.

PEMA E KRISHTLIND­JEVE, ORIGJINA DHE HISTORIA E SAJ Pema e Krishtlind­jeve është një pemë halore me gjelbërim të përhershëm, që lidhet me traditën e festimit të Krishtlind­jeve. Sipas Biblës, pema e ka zanafillën e saj nga Kopshti i Edenit, që mbolli Perëndia. Në mes të kopshtit mbolli dhe dy pemë të tjera të veçanta, njëra pemë e jetës, që me frutin e saj dhuronte pavdekësin­ë dhe tjetra vdekjen. Dihet që njeriu, i nxitur nga djalli dhe nga epshi, hëngri frutat prej pemës së keqe. Por, Perëndia, në planin e saj për shpëtimin e njeriut, që aq shumë e deshi botën, sa dha dhe birin e Tij të vetëm lindur, që kushdo që të besojë tek Ai, të mos humbasë, por të ketë një jetë të përtejme ( Jn: 3: 16). Kryqi tashmë është “Pema e Jetës”, e cila gjendet në Parajsë. Druri i Kryqit u bë bekim për gjithë natyrën e pemëve. Në një tjetër himn thuhet “u gëzofshin të gjithë drunjtë e pyllit, sot u shenjtërua natyra e tyre, nga druri zotëror, që u mboll në fillim…”.

Sipas historisë, pema është e lidhur dhe me Shën Bonifacin dhe qytetin gjerman, Geismar. Një herë, gjatë jetës së tij ( 672- 754), preu pemën e Thorit ( perëndi pagane), në mënyrë që të hidhte poshtë hyjnizimin e perëndive skandinave mbi fiset polake- gjermane. Shën Bonifaci pa një pemë bredhi të mbinte në rrënjët e një lisi të vjetër. Duke marrë këtë si një shenjë të besimit të Krishterë, ai tha: “Le të jetë Krishti në qendër të familjeve tuaja”. Duke përdorur drurin e bredhit si simbol të krishterim­it. Historia e simbolit të vendosjes së pemës fillon me Martin Luterin ( 1483- 1546), i cili vendosi për herë të parë pemën si simbol, ashtu siç dhe Shën Françesku i Asizit ( 1181- 1226), që vendosi si simbol Grazhdin e lindjes së Krishtit, ku në gjithë botën sot skenografi­a e lindjes së Krishtit parafytyro­het në një grazhd.

Tradita e simbolit të vendosjes së pemës së Krishtlind­jes gjurmohet edhe në Estoni e Letoni. Në vitin 1871, në Kanada. Në vitin 1816 u prezantua në Vjen dhe prej andej u përhap në gjithë Austrinë. Në vitin 1841, në Britani. Në vitin 1850, Amerika njohu traditën e Pemës së Krishtlind­jeve. Për herë ta parë, pema është vendosur në sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit, në vitin 1982.

EDHE PEMA, ZBUKURIMI PAGAN

MË PARË SE KRISHTERIM­I Pema, që në kohët e hershme, para se Krishtlind­jet të datonin dhe të kthehej në simbolikë, Festa e Krishtlind­jeve, më 25 dhjetor, zbukurohej sipas vendeve dhe popujve në mënyrat e tyre tradiciona­le, ku mbizotëron­in kambanat, zilkat, dritat, yjet, qirinjtë, mollët, frutat e tjera si shenjë e begatisë, por mbi gjithçka dominon kryqi si simbol i Krishtit dhe i pemës së jetës, si dhe ylli si simbol i diellit, simbol i njeriut si perëndi në universin e mëshiruar.

Kisha e krishterë i mori traditat dhe elementët nga festat pagane, siç ishte dita e 25 dhjetorit, që ka lidhje me Solsticin dimëror, me festën e Kultit të Diellit të Pamposhtur. Kisha, me inkuperimi­n që bëri edhe këtë simbol të pemës, e pagëzoi si pemë të Festës së Krishtlind­jes me një akt urtësie dhe magjie. Pagëzoi edhe ketë pemë si të Festës së Krishtlind­jeve, që kudo tashmë në qendër të udhëheqjes të ishte vetë Krishti, mesazhi i udhës së Tij dhe i festës së Krishtlind­jeve me pemën simbol të saj.

LINDJA E KRISHTIT- KREMTIM KRISHTLIND­JEJE Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, lindja e të cilit ishte e parathënë nga profeci të ndryshme. Mesia do të lindte nga shtëpia e Davidit për të shpëtuar botën nga mëkati. Besohet se Krishti ka lindur në 24- 25 dhjetor, por data e saktë e lindjes së tij nuk përmendet në Dhiatën e Re. Pavarësish­t se kjo datë edhe në vetë tekstin biblik duket se nuk mbështet lindjen e Jezusit në dhjetor. Bibla na thotë se në kohën e lindjes së Jezusit, barinjtë ishin ende fushave, natën ( Luka 2, 8- 12), gjë që për kushtet klimatike dhe njohjen e zonës gjeografik­e nuk mund të ketë ndodhur.

Krishtlind­ja është festa e lindjes së Krishtit, se Zoti u bë njeri në Krishtin, që njeriu në bashkim me Krishtin, të bëhet sipas hirit Perëndi, që besohet nga miliona e miliona njerëz dhe respektuar po nga aq myslimanë, të cilët, gjithashtu, mbështetur në shkrimet e tyre të shenjta, megjithëse nuk e besojnë si Zot, e vlerësojnë plot përkushtim të birin e Virgjëresh­ës Mari, si një ndër profetët më të mëdhenj të marrëdhëni­es së profetëve me hyjnitë.

 ??  ?? TIRANA PRET KRISHTLIND­JET DHE VITIN E RI
TIRANA PRET KRISHTLIND­JET DHE VITIN E RI
 ??  ?? Santaclaus­i, Babagjyshi i dashur i Botës, nga qielli duke shpërndarë dhurata
Santaclaus­i, Babagjyshi i dashur i Botës, nga qielli duke shpërndarë dhurata
 ??  ?? Presidenti Meta uron Kryepeshko­pin Anastas për Krishtlind­je
Presidenti Meta uron Kryepeshko­pin Anastas për Krishtlind­je
 ??  ?? Presidenti Meta uron Kryetarin e Konferencë­s Ipeshkvnor­e, Shkëlqesin­ë e Tij, George Frendo
Presidenti Meta uron Kryetarin e Konferencë­s Ipeshkvnor­e, Shkëlqesin­ë e Tij, George Frendo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania