Panorama (Albania)

Homazhet, Luftar Paja: Si e kam njohur Marika Kallamatën

“Kishte humor, për të gjithë aktorët krijonte bejte”

-

Mbi skenën e arTurbinës bie velloja e trishtimit, kolegët përcjellin një nga aktoret më të dashura. Marika Kallamata, e përjetësua­r në hollin e këtij teatri, përmes imazhit të “Intrigë dhe dashuri”, ku luan në krah të Sandër Prosit, nuk interpreto­i asnjëherë në këtë skenë, edhe pse aty nderohet dhe i bëhen homazhet. Fustani me të cilin interpreto­i në dramën e Shilerit është ekspozuar për të pranishmit, duke i çuar afro 6 dekada pas, kur artistja interpreto­nte në të ashtuquajt­urin Teatër Popullor. Roza Anagnosti reflekton melankoli në portretin e saj gjatë ceremonisë, ndërsa Tinka Kurti nuk i përmban dot lotët. Janë aty edhe të tjerë mjeshtër të skenës, si Luftar Paja, Ndriçim Xhepa apo Robert Ndrenika… aktorët i ka bashkuar dhimbja. “Marika Kallamata ishte nga ato artiste, që rrallë i vijnë më kombit tonë… Ajo diti të jetë një artiste e madhe, edhe pse me role të vogla. Këto role episodike që artistët heraherës i përbuzin, ajo i luajti me pasion dhe falë talentit që e karakteriz­onte, i bëri të padalluesh­me nga rolet kryesore”, thotë Paja. Njohja e aktorit me Kallamatën e ka zanafillën në qytetin e tyre, Fier, përpos kësaj nuk kanë munguar as bashkëpuni­met. “Kam pas fatin të luaj te filmi ‘ Ëndërr për një karrige’. Ishte serioze dhe shumë punëtore. E merrte me shumë seriozitet rolin që do të luante. Prandaj them se këta artistë si Marika, rrallë se do t’i vijnë kombit tonë”. Për aktoren që interpreto­i më shumë se 60 role në teatër, të tjera në kinema e që me atë ngrohtësin­ë e zërit të saj rrëfente pasditeve përralla për vogëlushët, lënia në hije nuk ishte ajo që duhej. “Është një sëmundje e përhershme për artistët, që pas daljes në pension nis edhe një mungesë vëmendjeje. Por sido që të jetë, Marika me Margarita Xhepën e Tina Kurtin, edhe në vitet e fundit luajtën te ‘ Streha e të harruarve’”, shton aktori. Paja tregon se Kallamata, krahas talentit, me humorin e saj gjatë provave arrinte të krijonte një atmosferë të ngrohtë në Teatrin Kombëtar dhe për kolegët pa bërë dallime krijonte nga një bejte”.

Ishte kripa e gjellës në Teatrin Kombëtar. Prandaj, mendoj se pavarësish­t vlerësimit të artdashësv­e, edhe instancat duhet që të tregojnë kujdes për këta njerëz me vlera, të cilët kanë dhënë më shumë se gjysmë shekulli e që kanë hedhë themelet në artin shqiptar”, shton mjeshtri i skenës.

 ??  ?? Kostumi që Kallamata veshi në “Intrigë dhe dashuri”, ekspozuar dje në arTurbina
Kostumi që Kallamata veshi në “Intrigë dhe dashuri”, ekspozuar dje në arTurbina
 ??  ?? Luftar Paja, dje gjatë homazheve për Kallamatën
Luftar Paja, dje gjatë homazheve për Kallamatën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania