Panorama (Albania)

Lamtumirë Mehmet Myftiut, shkrimtari­t disident të heshtur

Kadare: Shkrimtari i parë me mendime të lira që kam njohur

- ANILA DEDAJ

Daljen e fundit publike e shënon në fundgushti­n e vitit 2018. Me kapelën e kadifenjtë republike, atë buzëqeshje­n e trishtë ku dashuria ngre krye mbi vuajtjet, Mehmet Myftiu u shprehu mirënjohje miqve të tij në heshtje, teksa përkëdhelt­e poezitë e tij të përmbledhu­ra në “Nuk i dua thinjat”.

Një heshtje që e shoqëroi shkrimtari­n disident në postkomuni­zëm, deri në ndarjen fizike nga kjo jetë. Mehmet Myftiu u shua dje në moshën 89- vjeçare, duke lënë pas një histori jo të zakontë për t’u rrëfyer brezave, atë të intelektua­lit që guxoi deri në marrëzi të kundërshto­nte sistemin e mbrapshtë duke e parë drejt e në sy, duke kritikuar me fjalë, letër protestë me veprën e tij, aq sa të befasonte dhe mikun e tij, Ismail Kadare. “Ishte shkrimtari i parë me mendime të lira, që kam njohur në jetën time”, do të shprehej për të gjeniu i letrave për kolegun. Këtë qëndrim dinjitoz ai e ka trashëguar edhe te fëmijët e tij. “Kam qenë disidente që pesë vjeç”, rrëfen e bija, Besa Myftiu, një vit më parë, duke ia dedikuar lirinë për të qenë kundër dogmave të diktaturës, dashurisë së pakushtëzu­ar të prindërve të saj. “Një nga arsyet që babai im shkoi në internim ishte sepse doli kundër letërsisë së realizmit socialist. Ai shkroi dhe përshkroi kampet e përqendrim­it që në 1954ën në librin ‘ Shkrimtari’, që është libri i parë disident i lindjes”, u shpreh Besa në një takim letrar një vit më parë. Si disident e themelues të letërsisë realiste pas Luftës së Dytë Botërore e konsideron Mehmet Myftiun edhe studiuesi Agron Fico. “Ishte dhe mbetet Prometeu shqiptar në luftën për liri nga pushtuesit nazifashis­të. Kundërshta­r i dogmave të metodës sovjetike, të quajtur ‘ realizmi socialist’, Mehmet Myftiu vuajti egërsinë e dy diktaturav­e: të diktaturës naziste, që e dënoi me vdekje në kampin e internimit në Prishtinë dhe të diktaturës komuniste që e dënoi, i hoqi të drejtën e të shkruarit dhe e bëri cigareshit­ës”, shprehet Fico.

Homazhet në nderim të shkrimtari­t do të mbahen në datë 25 dhjetor, ora 12: 00, pranë shtëpisë së funeralit “Alba”. ELVIRA DONES: NJË NGA HERONJTË E PAKËNDUAR

TË SHQIPËRISË Dikush vdiq sot në Tiranë. Quhej Mehmet Myftiu. Për shumë të rinj, por edhe për të tjerë, emri nuk thotë ndoshta asgjë. E kam dashur. Më mësoi lirinë pa dashur t’i mësonte askujt asgjë. Ji e lirë, më tha dikur, dhe në djall vafshin konvencion­et. Unë isha veç një nga shoqet e vajzës së tij që ai adhuronte, Besa Myftiu. Hyja e dilja në atë shtëpi ku mbretëront­e një kaos i bukur: e vetmja fè aty ishte letërsia. Më besoi të lexoja librin e tij “Shkrimtari” - atë libër që i kushtoi jetë lirie.

Vite me pas e takova në një kafe të Tiranës, ishte një ditë dimri, i zakonshmi acar i hidhur i Tiranës. Si të dukem, - më pyeti, - i plakur? E sigurova që ishte ende i bukur, sepse i bukur ishte. As vitet e dënimit nën diktaturë, as mungesa e së drejtës për të botuar nuk ia kishin hequr dot mrekullinë në sytë. E di, - më tha, - të rinjtë e sotëm më intrigojnë. Çfarë mendojnë për ne? Si do e ndërtojnë të ardhmen e tyre? Duke na injoruar ne, do jenë më të shëndetshë­m?... Unë nuk kam ngut, ndoshta do iki në një ditë dimri, por do më pëlqente të ikja në pranverë. Mehmet Myftiu iku në një ditë dimri. E io lo piango, lo piango in italiano, lo piango in inglese. ( Dhe unë qaj në italisht, unë qaj në anglisht.) Lotët, a e kanë një gjuhë? Për Mehmet Myftiun, një nga heronjtë e pakënduar të Shqipërisë.

Ai qëndronte përherë te shkalla më e parë e shtëpisë botuese “Marlin Barleti”. Një përshëndet­je e zakonshme dhe shpesh një kafe përballë trotuarit. Fliste përherë e më pak dhe mendonte shumë. Ndoshta zhgënjimi i sakrificës së bërë duke e nisur jetën në internim që në moshën 12 vjeç, por shumë e shumë më tepër censura e regjimit, që në moshë të rinisë së hershme e menduan si një shteg, që do i çonte drejt një lirie aq të ëndërruar. Nuk e imagjinont­e dot dhe as nuk e konceptont­e si iu vranë dëshirat dhe liria. Romani “Shkrimtari” do e kthente në zhdanovizë­m dhe do e përndiqte nëpër internime. Sot po shkon në paqen e amshuar për të mbetur një dritë më shumë në atë përpjekje, që do zgjatë aq sa fryma e njeriut, për më shumë dashuri, paqe dhe sakrificë, për atributet më të thjeshta të egzigjencë­s, përsosjes dhe qenësisë që udhëton pafund me ndërgjegje­n dhe arsyen e vërtetë që na plotëson!

 ??  ?? Shkrimtari Mehmet Myftiu ( 1930- 2019)
Shkrimtari Mehmet Myftiu ( 1930- 2019)
 ??  ?? Disidenti Mehmet Myftiu dhe e bija, Besa
Disidenti Mehmet Myftiu dhe e bija, Besa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania