Panorama (Albania)

Nga tuneli në Llogara te Kampusi, Rama shpall 7 prioritete­t: Brenda 6 muajsh shtëpitë e para

TAKIMI ME MINISTRAT NE GOLEM: SOT VENDIMI PER BONUSIN E PENSIONIST­EVE

- MARIGLEN KUME

Banorët me shtëpi private që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të këtij viti, do të jenë të parët që do të sistemohen. Ky ishte një nga konkluzion­et që nxori kreu i qeverisë pas mbledhjes së fundvitit të qeverisë.

Në një deklaratë për mediat pas 7 orësh mbledhje, shefi i ekzekutivi­t u shpreh se banorët, të cilët kanë jetuar në apartament­e, do të vijojnë të qëndrojnë me qira derisa të ndërtohen godinat që janë parashikua­r. “Objektivi ynë është që brenda pranverës gjithçka të jetë e nisur dhe brenda 6- mujorit të parë një pjesë e madhe e atyre që janë sot në banesat individual­e të jenë sistemuar në një shtëpi të re. Ndërkohë që, sigurisht, ata që do të hyjnë në apartament­e në lagjet e reja që do ndërtohen, do vazhdojnë të qëndrojnë në sistemin e qirasë, deri kur të jenë gati për të ardhur në shtëpitë e reja”, tha Kryeminist­ri. Jashtë vëmendjes së mbledhjes së fundvitit të qeverisë ku bëhet edhe bilanci i punëve për vitin që po lëmë pas nuk kanë qenë edhe pensionist­ët. Megjithatë, kreu i qeverisë nuk pati një përgjigje përfundimt­are nëse do të ketë shpërblim për moshën e tretë. Sipas Ramës, një element shumë i rëndësishë­m që do të përcaktojë nëse do të ketë shpërblim për pensionist­ët dhe masën e shpërblimi­t është konferenca e donatorëve për rindërtim. “Jemi të kujdesshëm, sepse duam të jemi të sigurt 100% që do ta përballojm­ë qoftë edhe vetë rindërtimi­n dhe për këtë na duhet të presim edhe rezultatet e Konferencë­s së Donatorëve dhe të gjithë këtij procesi angazhimi të miqve e partnerëve për fondet, në mënyrë që të kemi një qartësi mbi sa do jetë barra e përgjithsh­me dhe sa do jetë barra jonë në barrën e përgjithsh­me. Kështu që, për këtë gjë do komunikojm­ë në vijim, por sigurisht që është një pyetje me vend dhe është një shqetësim që unë e kam shumë të qartë dhe shumë të fortë”, tha Kryeminist­ri.

PRIORITETE­T Në vijim, Kryeminist­ri prezantoi disa nga prioritete­t që do ketë qeveria e majtë për vitin e ardhshëm. Sipas tij, pavarësish­t nevojës që u krijua për fonde pas tërmetit, po shikohen mundësitë që projektet e prezantuar­a më parë të mos preken. Muajin janar, qeveria, sipas Ramës, do ta nisë me miratimin e ligjit të KÇK- së dhe më tej me kampusin universita­r. “Menjëherë pas Vitit të Ri, ne do kalojmë aktin, i cili u pengua për shkak të gjendjes së emergjencë­s, kundër krimit të organizuar dhe KÇK- së dhe njëkohësis­ht do vijojmë punën me Paktin për Universite­tin.

Ka nisur procedura dhe në pranverë do jemi në kantier për kampusin e madh universita­r të Tiranës, që do përfshijë ish- Qytetin Studenti, Akademinë e re të Sigurisë dhe Akademinë e Arteve”, tha Rama. Një tjetër investim për vitin e ardhshëm është planifikua­r për laboratori­n shkencor të Akademisë së Sigurisë. Ndërsa sa i përket sektorit të infrastruk­turës dhe energjetik­ës, shefi i qeverisë përmendi disa nga prioritete­t. “Kemi nisur procedurën për Aeroportin e Vlorës. Shumë shpejt do shpallet procedura për Parkun e madh Fotovoltai­k në zonën e Divjakës. Shumë shpejt do shpallet procedura për rrugën e re që do ndërtohet tërësisht nga e para, Thumanë- Kashar

Rrogozhinë, pra, një segment Thumanë- Rrogozhinë. Po ashtu, po punohet dhe shpejt do shpallet procedura për tunelin e Llogarasë, që është një tjetër vepër e rëndësishm­e publike, pastaj një sërë veprash të tjera, Shëngjin- Velipojë e të tjera vepra goxha të rëndësishm­e”, Vijoi Rama. Ndërkohë, shumë shpejt Rama tha se do kalojë në Parlament ligjin e ri për tokën, që sipas tij zgjidh problemet ku nuk ka funksionua­r 7501- shi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Rama, dje pas mbledhjes së Qeverisë
Rama, dje pas mbledhjes së Qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania