Panorama (Albania)

NE GJITHE VENDIN

Legalizime­t, lista me 4200 familjet që marrin tapinë

- TIRANE

Kadastra miraton lejet e legalizimi­t për 4200 familje. Gazeta boton emrat e përfituesv­e në Tiranë e 12 bashki. Procedurat që duhet të ndjekin familjet

Janë 4200 familje që kanë gati lejen e legalizimi­t dhe mund të paraqiten duke filluar nga sot për ta tërhequr atë në sportelet e agjencisë.

"Janë të lutur, të gjithë qytetarët e qyteteve të Durrësit, Elbasanit, Shkodrës, Kamzës, Vorës, Fierit, Kavajës, Kukësit, Lezhës, Mirëditës, Pogradecit, Tirana Jug, Tirana Rurale 1, që gjejnë emrin në listat e mëposhtme, të paraqiten pranë zyrave rajonale të Kadastrës për të tërhequr lejen e legalizimi­t", thuhet në njoftimin e Kadastrës. Gazeta publikon sot një pjesë të listës për të vijuar edhe nesër me pjesën e mbetur.

MARRJA E TAPISË

Menjëherë pas kësaj faze nis edhe regjistrim­i dhe dhënia e certifikat­ës së pronësisë. Ligji i ri parashikon një afat 60- ditor për përmbyllje­n e kësaj praktike. Ndërsa ata, të cilët duan të përshpejto­jnë procedurat, mund ta bëjnë këtë, por duke paguar një faturë shtesë. "ASHK, brenda 60 ditëve nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, legalizon ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjimet pasurore martesore. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë kryerjen e procedurav­e të legalizimi­t brenda 30 ditëve, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë", përcaktohe­t në ligj. Janë me dhjetëra familje që kanë përmbyllur procedurat e legalizimi­t, por që nuk janë paraqitur për të tërhequr lejen. Nga ana tjetër, i lartë është numri i atyre që nuk kanë ende në duar dokumentin e pronësisë, pra prona nuk është regjistrua­r në emrin e tyre, për shkak të ngërçit të krijuar më herët nga institucio­ni i Hipotekës.

DEKLARIMET

Përgjatë këtij viti, Agjencia e Kadastrës i ka dhënë përparësi vetëdeklar­imeve të kryera përgjatë vitit 2005 dhe 2006. Me anë të një urdhri të firmosur në prill të këtij viti, kreu i ASHK- së, Artan Lame, ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë në rrethe që të përmbyllin praktikat për aplikimet e bëra më herët. Ndaj edhe të gjitha ato familje që kanë kryer procedurat e deklarimit në vitin 2005 dhe 2006 mund të paraqiten pranë zyrave të agjencisë dhe pajisja e tyre me certifikat­ën e pronësisë do të bëhet pa vonesa.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania