Panorama (Albania)

Përse MiniShenge­ni Ballkanik nuk është Mini- Shengen

- ARTAN FUGA

Në vend të shkojmë si Ballkan të gjithë bashkë drejt Europës së Bashkuar, kthehemi pas te “Federata panballkan­ike” e Dimitrovit, te “bashkimi musolinan”, te “bashkimi doganor” i Enverit dhe Titos, tek “aleanca ushtarake shqiptaro- jugosllave” e viteve ‘ 70, dhe në rastin më të keq, te “Shqipëria si republikë e shtatë”, por sigurisht me emër tjetër! Historitë me “Koçi Xoxe”, me “Nako Spiru”, nuk duam t’i përsërisim!

Përtej asaj që Mini- Shengeni Ballkanik është një fitore e shkëlqyer e diplomacis­ë së Serbisë, sikurse është edhe fakti që ajo ka arritur që rreth 15 vende, të cilat kishin njohur shtetin e pavarur të Kosovës, ta kenë tërhequr këtë njohje, ka edhe një problem tjetër.

A ngjan ky Mini- Shengen Ballkanik me Shengenin e madh Europian, ose me hapjen e Gjermanisë dhe Francës dhe kapërcimin e rivalitete­ve të vjetra të tyre në një Europë të Bashkuar?

Mini- Shengeni Ballkanik, që në formë propagandi­stike përdor fjalën kyçe “Shengen” kërkon të shitet si Europa e Bashkuar, pra, “Mini”, sikurse janë veturat “mini”, me të njëjtën motor si veturat “maxi”, por “mini”, pra, në përmasa më të vogla.

Sikurse kemi funde për gra, kemi edhe “minifunde”! Një gjë e kësaj natyre! Mirëpo Mini- Shengeni Ballkanik dhe Shengeni si simbolikë bashkëpuni­mi europian nuk janë e njëjta gjë. E para sepse Mini- Shengeni Ballkanik është ballkanik, pra në kushte krejt të tjera, në krahasim me integrimin europian, dhe “mini” pra është një veçim, një njohje e izolimit nga Europa e Bashkuar.

Na krahasojnë me Francën dhe Gjermaninë që kapërcyen rivalitete­t dhe luftërat në një Europë të Bashkuar.

Pjellë e një arsyetimi naiv i bazuar në analogjinë e thjeshtë të një arsyeje minimale.

1. Franca dhe Gjermania ecën në këtë drejtim në kushte krejt të tjera. Ne kemi interes si shqiptarë të shkojmë drejt Europës së Bashkuar dhe jo të rizhytemi në një det ku shqiptarët, që mezi ngritën kokën, të fundosen përsëri si minoranca të diskriminu­ara ekonomikis­ht, ndofta edhe politikish­t.

2. Sepse në Europën demokratik­e ka mekanizma kontrolli social mbi politikën dhe vendimmarr­jen e saj, kurse në Ballkan, i teket një qeveritari dhe bën Mini- Shengenin, pastaj bën edhe gjëra të tjera. Pra, mungojnë instrument­et politike për një kontroll qytetar, çka sjell mosbesim dhe ankth shumë legjitim.

3. Në vend të bashkohemi me BE- në, ndërtojmë një bashkësi ballkanike që është një izolim dhe devijim nga rruga e Europës. Serbia ende nuk të njeh pavarësinë e Kosovës, pra, midis shqiptarëv­e dhe pjesës tjetër në Ballkan ka probleme sovranitet­i. Kurse Franca dhe Gjermania nuk kishin të tilla mes tyre.

4. Në vend të hapemi në fillim ndaj Kosovës dhe pastaj të shohim si zgjerohet bashkëpuni­mi më tutje, ne braktisim Kosovën, vendosim taksa rrugësh dhe hapemi ndaj një vendi që nuk e njeh fare Kosovën si shtet?

5. Përgjithës­isht, sllavët shohin gjeopoliti­kisht drejt një poli tjetër ushtarako- politik, e drejta e tyre, dhe shqiptarët nuk kanë të ardhme jashtë orientimit drejt Perëndimit, NATO- s, BE- së. Kurse Franca dhe Gjermania ecën drejt Bashkimit Europian, duke qenë pjesë e të njëjtit grupim politiko- ushtarak si NATO. Çfarë do të ndodhë nesër, kur Shqipëria në NATO do të gjendet në një bashkësi që mund të jetë, dhe ka qenë, edhe me njësi shtetërore kundër kësaj aleance?

6. Nuk duhet të harrojmë se në Ballkan, shqiptarët gjithmonë kanë qenë dhe janë ekonomikis­ht më të dobët, pra kanë nevojë ta mbrojnë ekonominë e tyre, dhe se ne e kemi forcën gjeopoliti­ke te Perëndimi. Mjafton të shohësh eksport- importet e Shqipërisë dhe t’i krahasosh ato me të Serbisë, konstaton aty disbalanci­me që do t’i paguajmë shumë shtrenjtë, sepse janë në disfavorin tonë. Kuptohet, jo për fajin e Serbisë, por tonin. Deri tani është një marrëdhëni­e krejt asimetrike me tregun e BE- së që na ka shkundur, nesër kësaj do t’i shtohet edhe marrëdhëni­a ekonomike asimetrike me Serbinë, ku prodhuesit shqiptarë, të lënë në mëshirë të fatit, do të konkurrohe­n edhe më egër dhe pa asnjë mbrojtje doganore.

7. Për të hyrë në BE konsultohe­n me referendum­e popujt, kurse qytetarin shqiptar kush e pyeti? Jo vetëm qytetarin, por as Kuvendin, as partitë politike, as elektorati­n.

8. Gjermania dhe Franca gjetën atë rrugë të hapësirave të përbashkët­a europiane kur brezi i tretë i tyre pas krimeve të luftës të nazizmit mbi popujt u fashitën disi nga historia, pra, kur deshën t’i japin fund historisë së dhimbshme. Kurse Shqipëria dhe Serbia nuk janë vrarë me njëra- tjetrën, sepse drama është zhvilluar në Kosovë. Prandaj, edhe nën shembullin e Gjermanisë dhe të Francës, hapjen duhet ta bëjë dhe ta pranojë fillimisht Kosova, sepse atje është bërë krimi kolektiv. Sepse midis Shqipërisë dhe Serbisë nuk ka pasur luftë!

9. Përmendet De Goli dhe Adenaueri, ndonëse nuk di nëse ata që e bëjnë këtë, të kenë lexuar kujtimet dhe shkrimet e tyre. Kush është nga këta që janë tani në Ballkan Adenauri dhe De Goli? Ku janë grupet e biznesit që e nisën këtë bashkim në Europë? Ku është industria e çelikut, sikurse filloi gradualish­t integrimi në Europë? Ku është komuniteti i fuqishëm hebre, që e ngjizi hapjen e vendeve që përmenden dhe i vuri fre nacionaliz­mit? Ku janë pendesat për krimet e luftës nga e cila kaloi paqja dhe hapja gjermanofr­anceze? Kurse në Ballkan, me paqëndrues­hmëri lidershipi politik, zgjidhjet janë shumë të përkohshme, prandaj asnjë marrëveshj­e nuk ka besë, nëse nuk ka mbështetje­n e hapur, të qartë, të prerë, konkrete, të aleatëve tanë perëndimor­ë si Shtetet e Bashkuara dhe Europa e Bashkuar! Përndryshe hyjmë në aventura që as dreqi nuk ua di fundin!

10. Franca dhe Gjermania erdhën kaq gradualish­t me sprova besimi dhe mirëbesimi te Shengeni, duke kaluar nga Traktati i Romës, nga zgjerimi hap pas hapi, nga Mastrichti, kurse ne direkt e te Shengeni, që është hapi më i pjekur në hapjen e Europës.

11. Franca dhe Gjermania, në histori, kanë pasur përgjithës­isht fe të njëjta dhe vlera e tradita që në rrënjë kanë qenë pjesë e të njëjtit civilizim. Kurse shqiptarët dhe sllavët në Ballkan, për shkak të historisë, kanë njohur drejtime identitare në vlera shumë të ndryshme. Nuk bëj etnocentri­stin për të deklaruar se vlerat e mia janë më të mira sesa ato të tjerëve, por dallimet kulturore, fetare, historike në Ballkan janë shumë të rëndësishm­e sesa gjetiu. E ka studiuar njeri se cili është ndikimi i tyre?

12. Franca dhe Gjermania hynë në një bashkëpuni­m europian ku BE- ja krijoi edhe Komisionin, si një organ ekzekutiv i përbashkët, si një lloj “qeverie” e përbashkët. Krijuan Parlamenti­n Europian dhe të tjera struktura të përbashkët­a. Do të kemi ne në Mini- Shengenin Ballkanik një “qeveri” dhe “Parlament” të përbashkët me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë?

Këto janë dallime që na e shkulin së paku arsyetimin analogjik, i cili e paraqet Mini- Shengenin Ballkanik si BE- ja e vogël, si “fundi” me “minifundi”, sepse po të jetë për hapje në Ballkan, edhe unë jam, jam shumë, sigurisht, për paqe, jo për luftë, për tregti, për komunikime, për mirëkuptim dhe jo për izolime. Për t’i lënë pas plagët e së kaluarës dhe për të parë përpara, por jo për t’i harruar, sigurisht. Për një Ballkan që si gjithë Europa dhe në Europë në shekullin XXI të jetë pa kufij, pa urrejtje, me mirëkuptim, madje edhe pa politikanë.

Çfarë ëndrre e bukur, që ia vlen t’i përkushtoh­esh!

Por, këto vlera janë qëllime shumë të mira, kurse hapat drejt tyre duhet të realizohen me kujdes, me platforma të studiuara, me konsensus politik!

Sepse në vend të shkojmë në Bruksel, përfundojm­ë vetëm në Beograd!

Kujdes, sepse në vend të shkojmë si Ballkan të gjithë bashkë drejt Europës së Bashkuar, kthehemi pas te “Federata panballkan­ike” e Dimitrovit, te “bashkimi musolinan”, te “bashkimi doganor” i Enverit dhe Titos, tek “aleanca ushtarake shqiptaroj­ugosllave” e viteve ‘ 70, dhe në rastin më të keq, te “Shqipëria si republikë e shtatë”, por sigurisht me emër tjetër!

Historitë me “Koçi Xoxe”, me “Nako Spiru”, nuk duam t’i përsërisim!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania