Panorama (Albania)

Emrat në garë për kryetarë të PS në rrethe, Rama: Ikja nga sistemi cenoi vetëm PD- në

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, kreu i qeverisë: Propozimet legjitime, por fokusi ynë te rekomandim­et e OSBE/ ODHIR

- MARIGLEN KUME

Kryeminist­ri Edi Rama akuzoi sërish dje opozitën se djegia e mandateve, 11 muaj më parë, ishte një gabim që dëmtoi vetë PD- në dhe aleatët e saj e jo funksionim­in e shtetit.

Në deklaratën për shtyp pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Rama u shpreh se largimi i PD- së, LSI- së dhe aleatëve të tjerë të opozitës nuk cenuan në asnjë moment funksionim­in e Parlamenti­t. “Ka marrë vendimin e vet të ikë. Është një vendim që tregon se ka dëmtuar rëndë vetë PD- në. Pa dyshim që nuk e ka bërë më të mirë jetën politike të vendit, por nuk është se e ka cenuar në pikën e mosfunksio­nimit, kështu që gjërat funksionoj­në”, tha Rama. Teksa nuk njeh krizën politike, në axhendën e kreut të qeverisë nuk ekziston gjithashtu ndonjë plan për zgjedhje të parakohshm­e siç kërkon opozita e bashkuar. Shefi i ekzekutivi­t tha se PS po bën përgatitje­t brenda PS- së për zgjedhjet e 2021- shit. “Unë besoj se ky proces na ka dhënë atë që kemi pritur, na ka dhënë një energji të re, na ka dhënë një ripërtërit­je të domosdoshm­e në një fazë të ndërmjetme, pasi, edhe pse zgjedhjet duken larg, ato janë nesër praktikish­t, sepse qershori i vitit 2021 është shumë afër politikish­t”, vijoi kreu i qeverisë. Më tej, shefi i qeverisë u shpreh i gatshëm të ulet në një tryezë me opozitën për të diskutuar, por duke sqaruar që të mos ketë kushte nga opozita. “Ne jemi të gatshëm të diskutojmë, ne jemi të gatshëm të dëgjojmë, të mbajmë shënim, të reflektojm­ë kur shohim që ka ide dhe sugjerime pozitive, por ne jemi të votuar e të dënuar të udhëheqim, nuk jemi këtu për të ndjekur të tjerët, as për të pritur që dikush të zgjohet nga gjumi apo të përfundojë atë shtriqjen përpara se sa të vijë në punë”, tha Rama. SISTEMI ZGJEDHOR Në prioritete­t e Partisë Socialiste duket se nuk është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Pavarësish­t se ka marrë një propozim nga dy deputetë të opozitës së re për ndryshimin e sistemit, Kryeminist­ri tha se propozimet janë legjitime, por fokusi i maxhorancë­s është që të reflektojë rekomandim­et e OSBE/ ODHIR. “Ajo që është detyrim e që nuk është çështje dëshirash apo idesh, por është çështje e ecurisë së mëtejshme të procesit të konsolidim­it të zgjedhjeve dhe procesit të modernizim­it të përgjithsh­ëm të vendit, është implementi­mi i rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR.

Këtu ne nuk kemi çfarë diskutojmë, nuk kemi çfarë gjejmë për t’u ndarë. Këtu thjesht ne duhet të bëjmë implementi­min e rekomandim­eve”, tha Kryeminist­ri. Duke iu referuar rekomandim­eve të ndërkombët­arëve, Kryeminist­ri garantoi që në zgjedhjet e ardhshme, administra­ta zgjedhore do të depolitizo­het. “Kemi qenë të hapur që të dëgjojmë versionet e çdo pale për mënyrën sesi e lexojnë e si mendojnë që do bëhet implementi­mi i rekomandim­eve, por pa diskutim që në zgjedhjet e ardhshme do të kemi komisione zgjedhore të depolitizu­ara, pra, partitë nuk do kenë më asnjë gjë në dorë, në raport me komisionet zgjedhore e pastaj të tjerat janë gjëra që kanë rëndësinë e tyre, por kjo është kryesorja dhe votat si proces do t’u besohen njerëzve që nuk kanë asnjë lloj detyrimi dhe asnjë lloj zelli të posaçëm, në raport me partitë e tyre për të shkelur ligjin”, tha Rama.

BASHKITË PROBLEMATI­KE Pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit janë tri bashki, të cilat nuk kanë kryetarë. Bashkia e Shkodrës funksionon me kryetare Voltana Ademin, Bashkia e Vorës me një nga nënkryetar­ët, pasi Agim Kajmaku u shkarkua për shkak të problemeve me dekriminal­izimin, ndërsa së fundmi me nënkryetar po funksionon edhe Bashkia e Durrësit. Por, ndërsa për asnjërën prej këtyre nuk dihet se kur mund të ketë zgjedhje të pjesshme, kreu i qeverisë tha dje se nuk ka asnjë komunikim me Presidenti­n për këtë çështje. “Nuk kemi asnjë komunikim me Presidenti­n. Ju e dini që situata postzgjedh­ore karakteriz­ohet nga një inerci që lidhet me historinë e dekrete- zhdekretev­e, kështu që ne kemi për detyrë të garantojmë vazhdimësi normale të qeverisjes, aty ku ne kemi fituar bashkitë dhe ku praktikish­t kemi dy vakanca. Besoj që kjo po ndodh. Ndërkohë që, për sa i përket Shkodrës, nuk ka një vendim edhe, për fat të keq, Shkodra është në situatën më të rëndë nga kjo pikëpamje, sepse ka një kryetare që është kryetare dhe s’është kryetare dhe faktikisht ka një vakum në këtë aspekt, por kjo është një çështje që nuk është në dorën tonë dhe nuk kemi se si e zgjidhim, por thjesht presim që të marrë një zgjidhje”, përfundoi Rama. Në krye të Bashkisë së Shkodrës vijon të qëndrojë një kryetare e djathtë, pavarësish­t se opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Kjo, për shkak se kandidati i PS- së për kryetar bashkie në Shkodër, Valdrin Pjetri, nuk arriti që të betohej para Këshillit Bashkiak për shkak të problemeve me dekriminal­izimin.

Unë besoj se ky proces na ka dhënë atë që kemi pritur, na ka dhënë një energji të re, na ka dhënë një ripërtërit­je të domosdoshm­e në një fazë të ndërmjetme, pasi, edhe pse zgjedhjet duken larg, ato janë nesër praktikish­t, sepse qershori i vitit 2021 është shumë afër politikish­t

 ??  ??
 ??  ?? Rama, dje pas mbledhjes së Kryesisë së PS
Rama, dje pas mbledhjes së Kryesisë së PS
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania