Panorama (Albania)

Presidenti Meta: Shqiptarët ikin në mungesë të shpresës

"Koha të bashkohemi rreth vlerave kombëtare"

-

Përmes një urimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlind­jes.

Në urimin e tij, kreu i shtetit është ndalur veçmas në pasojat e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. Për Metën, solidarizi­mi që prodhoi ajo ngjarje e madhe ishte një provë e madhe se shqiptarët mund t'ia dalin që të ringrihen edhe pas një goditjeje aq të fortë. Presidenti thekson se në këto ditë festive, të gjithë duhet ta kthejmë vëmendjen tek ata, të cilëve tërmeti u hodhi poshtë mundin e një jetë dhe i la të pambrojtur në qiell të hapur. Ai thekson se shqiptarët ende po largohen nga vendi, pasi nuk po munden ta gjejnë shpresën, sepse nuk ka shanse të barabarta dhe se plagët sociale janë ende shumë të mëdha. Meta bën apel për bashkimin e të gjithë faktorëve përtej çdo ndasie të brendshme, që të kalohet sa më lehtë ky moment i rëndë që ka prekur kombin tonë. Në fund, Presidenti ka edhe një mesazh të veçantë për të gjithë pjesëtarët e Forcave të Armatosura dhe anëtarët e ekipeve mjekësore, që shërbyen pa u kursyer në ditët pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. "Gëzuar Krishtlind­jen! Të dashur motra e vëllezër! Jam shumë i lumtur t'i bashkohem sot festës dhe urimeve tuaja më të ngrohta për ditën e bekuar të lindjes së Krishtit. Begati, mirëqenie, mbarësi, lumturi dhe suksese për ju dhe familjet tuaja! Një urim të veçantë kam për të gjithë ata, të cilët gjatë këtij viti humbën më të dashurit e tyre, përballuan dhimbje të mëdha, vuajtën nga sëmundjet, skamja, mjerimi, indiferenc­a dhe papunësia. Dashuria, gëzimi dhe paqja mbizotërof­të kurdoherë në zemrat dhe vatrat e tyre të ngrohta familjare! Krishtlind­ja i gjen shumë familje shqiptare në momente jashtëzako­nisht të vështira shpirtëror­e dhe ekonomike. Tërmeti i 26 nëntorit ishte një tragjedi e madhe, që na lëndoi të gjithëve. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për ata, që kjo fatkeqësi e rëndë i ndau përgjithmo­në nga të afërmit dhe të dashurit e tyre! Me mijëra familje kanë humbur shtëpitë dhe mundin e një jete. Gra e burra, fëmijë të mitur dhe të moshuar do e kalojnë edhe këtë natë në çadra, të uritur, të sëmurë dhe të vetmuar, me shpresën që sa më parë t'i rikthehen normalitet­it. Solidarite­ti që treguam në këtë fatkeqësi është një themel i qëndrueshë­m, ku mund dhe duhet të mbështetem­i për t'u ringritur, gjetur forcën dhe energjinë, për ndërtuar një Shqipëri më të mirë, më të dhembshur dhe më njerëzore. Shumë qytetarë, në mungesë të shpresës dhe shanseve të barabarta, për shkak të plagëve të rënda sociale, dëshirojnë ende të largohen nga Shqipëria. Le të punojmë të gjithë së bashku, pa u lodhur, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme në atdhe, veçanërish­t për fëmijët dhe të rinjtë tanë. Është koha të gjejmë forcën dhe kurajën për t'u ngritur mbi dallimet tona, të rrëzojmë muret që na ndajnë dhe të bashkohemi rreth vlerave njerëzore, familjare e kombëtare, të sakrifikoj­më diçka tonën për të mirën e përbashkët, të kujdesemi më shumë për njëri- tjetrin dhe ta bëjmë jetën më të mirë, në radhë të parë për ata që kanë më shumë mungesa në këto ditë të bekuara. Një urim të veçantë kam edhe për Forcat tona të Armatosura kudo ndodhen, për mjekët, infermierë­t, policët, zjarrfikës­it dhe të gjithë ata që kjo natë e Krishtlind­jes i gjen në krye të detyrave të tyre, në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut. Nga mot, gëzuar Krishtlind­jen! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!", shkruan Meta.

 ??  ?? PALLATI I SHEMBUR NGA TERMETI
PALLATI I SHEMBUR NGA TERMETI
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ?? Adoleshent­ët duke mbledhur skrap
Adoleshent­ët duke mbledhur skrap
 ??  ?? Gërmadhat e pallateve të shmbura në Laç
Gërmadhat e pallateve të shmbura në Laç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania