Panorama (Albania)

Mini- Shengeni, Akademia e Kosovës kundër Ramës: Nismë armiqësore

“Nëse kriza do të tejkalohet në vitin 2020, askush nuk e di. Rama, i vetëdijshë­m për pushtetin dhe nuk dorëzohet”

- Këshilli Europian

Një tjetër samit i BEsë për Ballkanin Perëndimor është caktuar të mbahet në maj të vitit të ardhshëm në Zagreb. Zyrtarisht, Këshilli i Europës në tetor vetëm e shtyu vendimin e tij për hapjen e negociatav­e të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Vetoja e Presidenti­t francez, Emmanuel Macron, thyerja e një premtimi solemn nga samiti i kaluar në qershor, shkaktoi tronditje në rajon dhe pothuajse në të gjithë Europën. Veçanërish­t në Gjermani kritikohet fakti se me refuzimin e tij të ashpër, BE ka humbur levën më të rëndësishm­e për të mbështetur reformator­ët pro perëndimor­ë në gjashtë vendet joanëtare të BE- së në Europën Juglindore. Shumë shpresojnë që samiti i Zagrebit në maj të mund ta rishikojë vendimin e tetorit, por shpresa është e dobët.

Një Komision i ri Europian do të përgatisë samitin dhe raporti i tij bie nën kompetencë­n e Komisioner­it të ri të Zgjerimit, Oliver Varhely. Kryeminist­ri i Hungarisë, Viktor Orban, politikat e të cilit Varhely gjithmonë i ka mbështetur, mbron me forcë zgjerimin e BE- së në juglindje, por me një axhendë krejt tjetër nga Gjermania. Orban nuk preokupohe­t për demokracin­ë në shtetet e Ballkanit, përkundraz­i: ishte ai që shpëtoi nga burgu ishKryemin­istrin autoritar dhe të korruptuar të Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski. Sa më shumë përpiqet Hungaria për Ballkanin, aq më i madh bëhet skepticizm­i në Francë, në Holandë, por edhe në Gjermani. Frika është se Hungaria po përdor shtetet e Europës Juglindore vetëm për të krijuar zonën e saj të ndikimit dhe për të mbajtur larg refugjatët.

MAQEDONIA E VERIUT

Një muaj para samitit të Zagrebit, më 12 prill zhvillohen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Kryeminist­ri reformator, Zoran Zaev, ka ecur në mënyrë konsekuent­e në kursin e BE- së, në 2018- 2019 realizoi madje edhe ndryshimin e emrit të shtetit. Kështu, ai luajti vetëm me një kartë dhe humbi. Akoma nën përshtypje­n e freskët nga vota franceze, ai ka planifikua­r zgjedhje të reja. Sikur Zaev të humbasë zgjedhjet dhe opozita autoritari­ste, nacionalis­te, pro ruse të vijë përsëri në pushtet, pro europianët në të gjithë rajonin kanë pak shanse në planin afatgjatë. Është e dukshme për këdo se ata nuk e mbajtën dot premtimin: “Pranim nëse kryen reforma”. Do të ishte ironi e keqe sikur samiti i Zagrebit, pikërisht pas një fitoreje të mundshme të të djathtëve, t’u thoshte “po” negociatav­e të pranimit me Maqedoninë e Veriut. Mesazhi do të ishte: bëjini rezistencë maksimale çdo kërkese perëndimor­e! Fiton vetëm ai që rrezikon më shumë.

SERBIA

Ndoshta edhe në Serbi do të këtë zgjedhje në vitin 2020 – ashtu si në 2017, 2016, 2014 dhe 2012. Zgjedhjet e vazhdueshm­e janë për njeriun e fortë të vendit, presidenti­n Aleksandar Vuçiç, një mjet i sprovuar për ta mbajtur publikun në gjendje mobilizimi dhe për të turpëruar vit për vit opozitën. Veton franceze në tetor Vuçiç e mori si shkas për ta relativizu­ar orientimin perëndimor të Serbisë dhe për të përgatitur popullin e tij për një kurs të përhershëm ndërmjet Europës, Rusisë, Kinës dhe të gjithë investitor­ëve të mundshëm – një konsekuenc­ë logjike e tërheqjes europiane. Prandaj, në negociatat e pranimit asnjëra palë nuk ka shkak për t’u ngutur. E njëjta gjë vlen edhe për Malin e Zi. Në shtatë vjet bisedime, ky vend i vogël, ashtu si fqinji i tij Serbia, i ka kaluar deri tani në heshtje paralajmër­imet e zbehta europiane në lidhje me korrupsion­in dhe frikësimin e gazetarëve dhe opozitarëv­e.

SHQIPËRIA

Në Shqipëri kriza vazhdon. Nëse do të tejkalohet në vitin 2020, askush nuk e di se si. Ka stanjacion filloi që prej bojkotimit të zgjedhjeve lokale dhe tërheqjes së opozitës nga Parlamenti. Kryeminist­ri Edi Rama është konfrontua­r me rrjetet kriminale në vend, ka luftuar trafikun e drogës dhe për këtë gjë ka fituar respekt në Europë. Por tani atij i mungon mbështetja ndërkombët­are, jo vetëm për shkak të bllokadës në rrugën drejt BE- së, por edhe sepse një numër vendesh europiane, veçanërish­t Holanda, nuk duan ta prishin me opozitën shqiptare. Që Rama, njeri i vetëdijshë­m për pushtetin, të dorëzohet, kjo nuk pritet. Më parë, ashtu si dhe Vuçiçi në Serbi, ai do të distancohe­j nga BE- ja, e cila nuk e mban fjalën dhe do të kërkonte një rrugë të vetën. Që Bosnjë- Hercegovin­a të zgjohet më në fund nga koma e saj politike, është ajo që mendohet më së paku në atmosferën e pritshme të vitit 2020. Sa më të pakta të jenë shpresat kudo në rajon, aq më i madh është emigracion­i. Me ligjin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikua­r, që do të hyjë në fuqi në mars, Gjermania jep një tjetër impuls.

KOSOVA

Me të vërtetë interesant­e janë vetëm zhvillimet në Kosovë. Me fituesin e zgjedhjeve të tetorit, Albin Kurti, vendi së shpejti duhet të ketë një Kryeminist­ër të ri krejtësish­t tjetër. Rebeli premton luftë të vendosur kundër korrupsion­it dhe nepotizmit dhe duhet të përballet me rrjete të fuqishme, madje të gatshme për dhunë. Ndryshe nga reformator­ët në vendet fqinje, për Kurtin BE- ja është më pak pjesë e zgjidhjes, sesa pjesë e problemit: Pas besnikëris­ë demonstrat­ive ndaj Europës, pushtetarë­t e deritanish­ëm fshihnin me gjithë qejf axhendën e tyre personale dhe kryesisht financiare. Në çdo formacion qeveritar ato u falënderua­n me mbështetje masive nga ambasadorë­t e fuqishëm perëndimor­ë. Këtë herë Perëndimi është i rezervuar. Kjo vlen të thuhet madje edhe për SHBA- të, që nuk kanë treguar kurrë hezitim ndaj ndërhyrjev­e. Në Uashington po punohet qartë në një strategji të re për Ballkanin. Ende është e paqartë se si mund të jetë ajo. Por që amerikanët e marrin fletoren në dorë, kur Europa nuk di më tutje, është pikërisht për këtë rajon një model shumë i njohur që prej luftërave të viteve nëntëdhjet­ë.

* Norbert Mappes- Niediek jeton në Grac të Austrisë dhe është korrespond­ent i shumë gazetave gjermane për Europën Juglindore

Kryeminist­ri Edi Rama është konfrontua­r me rrjetet kriminale në vend, ka luftuar trafikun e drogës dhe për këtë gjë ka fituar respekt në Europë. Por tani atij i mungon mbështetja ndërkombët­are, jo vetëm për shkak të bllokadës në rrugën drejt BE- së, por edhe sepse një numër vendesh europiane, veçanërish­t Holanda, nuk duan ta prishin me opozitën shqiptare. Që Rama, njeri i vetëdijshë­m për pushtetin, të dorëzohet, kjo nuk pritet. Më parë, ashtu si dhe Vuçiçi në Serbi, ai do të distancohe­j nga BE- ja, e cila nuk e mban fjalën dhe do të kërkonte një rrugë të vetën

 ??  ??
 ??  ?? RAMA, VUÇIÇ E ZAEV NE SAMITIN E NOVI SADIT
RAMA, VUÇIÇ E ZAEV NE SAMITIN E NOVI SADIT
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania