Panorama (Albania)

Ligji për amnistinë, gratë që lënë qelitë dhe burrat që do përfitojnë

- BLEONA METUSHI

Nëse miratohet në Kuvend, 28 gra dhe 4 të mitur për fitojnë lirinë. Amnistia përfshin edhe burrat që janë dënuar deri në 2 vite

Gjysma e grave të dënuara do të lirohen dhe pjesa e mbetur do të përfitojnë ulje të dënimit me 1/ 3- ën, kështu parashikon amnistia e miratuar këtë të martë nga Këshilli i Ministrave e që tashmë pret vetëm miratimin e Kuvendit.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila gjatë një daljeje për mediat tha se nga ky projektlig­j do të përfitojë dhe një numër i konsiderue­shëm burrash mbi 60 vjeç dhe që janë dënuar për vepra penale, që në ligj parashikoh­et amnistia. “Nga amnistia e miratuar nga Këshilli i Ministrave në bazë të të gjitha kritereve të vendosura, më të lehtësuara për gratë dhe për të miturit, nga 56 gra që vuajnë aktualisht dënimin, përfitojnë lirim të menjëhersh­ëm gjysma e tyre. Thënë më qartë, fitojnë lirinë 28 gra dhe përfitojnë ulje me 1/ 3 e dënimit të mbetur 28 gra të tjera”, tha dje Gjonaj.

BURRAT Ministrja shtoi se nga kjo amnisti përfiton edhe një numër i konsiderue­shëm burrash, të cilët janë dënuar me dënim të formës së prerë deri në 2 vjet, dënim i formës së prerë deri në datën 30.09.2019, ose u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet burgim. “Gjithashtu, një kategori tjetër përfituese janë edhe burrat mbi 60 vjeç, të cilët nuk janë dënuar për vepra penale që janë të ndaluara për të përfituar nga amnistia. Sigurisht, duhet vënë në dukje që pavarësish­t se një pjesë e të dënuarve mund të përmbushin kushtin e dënimit ose të moshës, në rast se këta persona janë dënuar për një kategori të caktuar të veprave penale, që kryesisht janë vepra penale të rënda ose shumë të rënda, nuk mund të përfitojnë nga kjo amnisti”, u shpreh Etilda Gjonaj. Duke iu referuar fjalës së ministres së Drejtësisë, nga amnistia do të përfitojnë 6 të dënuar të mitur, katër prej të cilëve do lirohen dhe dy të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit. “Përfitojnë gjithashtu dhe 4 të dënuar të mitur që vuajnë sot dënimin dhe dy të tjerë përfitojnë uljen me 1/ 3 e dënimit”, tha Gjonaj.

Projektlig­ji parashikon që nga amnistia nuk do të përfitojnë të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata për dhunë në familje, për korrupsion, krime zgjedhore, krime të tjera të rënda etj. Gjithashtu, nuk përfitojnë të dënuarit apo ata që janë në proces për krime kundër njerëzimit. Personat e dënuar apo në proces për krime kundër jetës, të kryera me dashje. Ata që akuzohen për vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, si dhe krime seksuale, vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit. Ashtu si në ligjin për amnistinë e vitit 2016, parashikoh­et të mos përfitojnë nga amnistia personat e akuzuar për vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikua­ra në paragrafin e dytë të nenit 124, paragrafin e dytë e të tretë, të nenit 124/ b, në nenet 128/ a, 128/ b, 129 e 130/ a, të Kodit Penal; vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike; vepra penale kundër falsifikim­it të monedhave dhe letrave me vlerë; vepra penale kundër falsifikim­it të dokumentev­e; vepra penale

DRAFTI Duke iu referuar draftit të projektlig­jit për amnistinë e këtij viti përfitojnë të dënuarit meshkuj me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet ose çdolloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë edhe gjobën, pezullimin e dënimit me kundër mjedisit; krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues; krime që cenojnë marrëdhëni­et me shtetet e tjera; vepra me qëllime terroriste; krime kundër autoriteti­t të shtetit; vepra penale kundër drejtësisë; vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve; vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashburg­im ose çdolloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna me vendim gjyqësor të formës së prerë, deri më datën 30.09.2019, pavarësish­t nga koha e mbetur nga dënimi. E njëjta gjë vlen edhe për femrat e të miturit e dënuar, por për ata është menduar limiti i dënimit që amnistohet deri në ikuara në nenet 333, 333/ a dhe 334, të Kodit Penal; Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat, të cilët i janë shmangur drejtësisë, qofshin këta shtetas që i janë shmangur autoriteti­t të ndjekjes penale apo të dënuar që i janë shmangur ekzekutimi­t të vendimit të dhënë, deri në datën 30.09.2019; Nuk përfitojnë nga kjo amnisti përsëritës­it e së njëjtës vepër penale. 3 vjet. Gjithashtu, përfitojnë meshkujt, të cilëve deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet, ndërsa për femrat e të miturit deri në 3 vjet. Për të dënuarat femra ka dhe një kriter tjetër favorizues, pasi amnistohen ato që me datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 50 vjeç. Amnistia për të burgosurit është bërë herën e fundit në vitin 2016, ndërsa u diskutua edhe gjatë dhjetorit të vitit 2018, por mbeti vetëm në draft. Ndërkohë, siç u tha edhe nga ministrja Gjonaj, është kërkuar disa herë nga të burgosurit. “Propozimi i këtij projektlig­ji, ishte një kërkesë e kahershme dhe që pa dyshim një pjesë e të dënuarve kishin parashtrua­r shpesh në Ministrinë e Drejtësisë. Theksoj se ne kemi vlerësuar dhe analizuar me kujdes të gjitha kërkesat e paraqitura”, tha Gjonaj në fjalën e saj.

 ??  ??
 ??  ?? Burgu i grave në Ali Dem
Burgu i grave në Ali Dem
 ??  ?? Etilda Gjonaj
Etilda Gjonaj
 ??  ?? Faksimile e projektlig­jit për Amnistinë
Faksimile e projektlig­jit për Amnistinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania