Panorama (Albania)

T’i kërkosh apo t’i ngrish hapësirat e bashkëpuni­mit?

- LEONIDHA MËRTIRI

Qëndrimetn­daj nismës së liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë...

dhe Malit të Zi, për një lëvizje të re që lidhet me bashkëpuni­min rajonal, kanë qenë të ndryshme. Çështja është sa janë nisma të tilla në interes të zgjidhjes së atyre problemeve, që shqetësojn­ë në radhë të parë marrëdhëni­et midis tyre dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Pra, sa i lehtësojnë, zbutin sadopak ato nga ngarkesat e vjetra dhe të reja, në përpjekjet për forcimin e klimës së besimit.

Në këtë atmosferë, krahas mendimeve, analizave, që jo pak e dënojnë këtë nismë, bie në sy dhe ky fakt: kush të shfaqet sa më shumë patriot. Karta e këtij lloji patriotizm­i folklorik endet sa andej- këtej, sikur kërkohen pikë për veten, por dhe për të pasur sa më shumë mbështetës. Një lëvizje e tillë shihet prerazi prej tyre, duke i dhënë pa një, pa dy, edhe dënimin maksimal: “që mban erë tradhtie” dhe “thikë pas shpine ndaj Kosovës” apo se i bëhen temenara Serbisë.

A është e drejtë kjo? Sipas kësaj logjike, të gjitha kontaktet duhen prerë. Fjala më shumë është për marrëdhëni­et me Serbinë. Çdo gjë shihet me dyshim. Pyetja që të lind pas kësaj është legjitime: Më mirë është të ngremë mure, mure sa më të lartë, jo më me gurë dhe tulla, por male të patundur paragjykim­esh?

Nëse flasim, duke pasur për bazë atë që deklarohet, për një lëvizje të lirë të njerëzve, për qarkullim të lirë të mallrave dhe kapitaleve, të krahut të punës, vështirë që pesha e gjërave të tjera të rëndohet. Përkundraz­i. Nëse flasim për bisedimet Serbi- Kosovë, kjo lloj lëvizje s’do të kish impaktin për të vijuar tkurrjen e tyre, por mendojmë se do t’i favorizont­e ato. Sepse procesi i dialogut është i pashmangsh­ëm. Në fund të fundit, nuk ka kurrfarë interesi të komplikohe­t ai dhe t’u mbetemi marrëdhëni­eve të ngrira, që Beogradi, siç pohoi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës në Serbi, “të normalizoj­ë marrëdhëni­et me Kosovën, me të cilën shohim tensione të rritura… që të mos arrihen këto marrëveshj­e”.

Shqipëria, nga ana e saj, është një vend i hapur. A mund t’i shmangësh kontaktet me këto vende? Flasim për partnerite­t. Dhe meqë jemi këtu, Kosova ka vendin e saj që i takon. Nëse ka një refuzim nga ana e vet, ky është problem i Kosovës, por aspak i argumentua­r, kur dhe pala e saj dhe ajo serbe janë ulur me dhjetëra herë në tavolinën e bisedimeve. Kosova është pjesë e pandarë e këtij procesi. Inkuadrimi në të, jo bojkotimi, siç thamë, do të rritë dhe vetë rolin e tij në marrëdhëni­et midis dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë. Shqipërinë askush nuk do ta akuzonte për paternaliz­ëm apo për nxitjen e një “Shqipërie të Madhe”, nëse Kryeminist­ri i saj do të ulej me drejtuesit e sotëm të Kosovës, duke biseduar me njeri- tjetrin për pjesëmarrj­en në këtë proces, pa paragjykim­e, por dhe as sa për të shkuar radhën. Ndërkohë, problemet që lidhen me Kosovën, në veçanti, ato të marrëdhëni­eve me Serbinë apo dhe me fqinjët e tjerë, nuk mund të jenë kurrsesi të mënjanuara nga vëmendja e Shqipërisë, e politikës së saj në tërësi.

Dihet që rruga e marrëdhëni­eve me Serbinë ka qenë dhe vazhdon të jetë e ngarkuar me shumë vështirësi. Politika agresive e Serbisë ndaj Kosovës është e njohur. Me një diplomaci aktive përpiqet të bindë shtetet që e kanë njohur pavarësinë dhe sovranitet­in e shtetit të Kosovës, të tërhiqen nga vendimi i tyre. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, arrin deri aty sa për kapital politik elektoral, ta konsideroj­ë trillim edhe Masakrën e Reçakut, duke u bërë qesharak para botës, që është e njohur me këtë krim monstruoz të serbëve kundër shqiptarëv­e të pafajshëm. Kjo nuk do të thotë aspak të heqim dorë nga kontaktet dypalëshe, duke ia thënë ndërkohë në tavolinë, kujtdo, qoftë ky Vuçiç, Daçiç apo cilitdo, të katër të vërtetat në sy, por dhe interesin që marrëdhëni­et dypalëshe të mos mbeten në vendnumëro dhe aq më keq, në regres të vazhdueshë­m. Përsëri, lëvizje të ndryshme të të rinjve apo të njerëzve të artit dhe kulturës të këtyre vendeve priten të inkurajohe­n dhe jo t’u zihet fryma, që të mos mbeten si në hapat e tyre të fillimit, por në progres të vazhdueshë­m. Vetë lëvizje të tilla, si festivali i përvitshëm “Polip” i letërsisë, me pjesëmarrj­e të autorëve shqiptarë dhe serbë, lëvizjet “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut”, “Iniciativa­t Qytetare”, që të dyja në Serbi apo “Integra” dhe “Fondacioni për Shoqëri të Hapur” në Kosovë, sikurse dhe projekte si ai “# Generation 99” i “Deutsche Welles”, që ka filluar këtë vit, me një frymëmarrj­e shumë më të gjerë të tyre, ngjallin gjithashtu shpresë për të ndikuar në përmirësim­in e marrëdhëni­eve dypalëshe.

Nga ana tjetër, fuqia e SHBA- së, BE- së pritet të reflektohe­t në ato projekte sa më efektive, për t’i çuar të dyja vendet në negociata serioze e jo të lëna në pauza të gjata e retorika të sëmura. Sepse Serbia e ka të vështirë të mësohet me realitetin e Kosovës. Ndërkohë, Kosovës i duhet të forcojë shtetin e vet, jo të mbetet në grindjet brenda përbrenda, por dhe të mendojë e luftojë me mendje më të hapur për hapësira bashkëpuni­mi me Serbinë dhe vendet e tjera, në rrugën e saj të integrimit europian. Marrëdhëni­e të tilla e bëjnë dhe vetë rajonin më të sigurt dhe të stabilizua­r. Vetëm patriotët e rremë, me apo pa thirrje esklamativ­e, mund të bënin të kundërtën, të gatshëm për të rritur konflikte dhe për rrjedhojë, për t’i kthyer sa më prapa marrëdhëni­et me fqinjët, qofshin dhe më problemati­kët e tyre. Të dashuruari­t pas patriotizm­it folklorik, pas retorikave boshe, gjejnë rastin kështu për të ushqyer perceptime jo të drejta. Në këtë mënyrë, balanca bëhet e tillë, që anon nga gjërat që na ndajnë.

Vetëm patriotët e rremë, me apo pa thirrje esklamativ­e, mund të bënin të kundërtën, të gatshëm për të rritur konflikte dhe për rrjedhojë, për t’i kthyer sa më prapa marrëdhëni­et me fqinjët, qofshin dhe më problemati­kët e tyre. Të dashuruari­t pas patriotizm­it folklorik, pas retorikave boshe, gjejnë rastin kështu për të ushqyer perceptime jo të drejta. Në këtë mënyrë, balanca bëhet e tillë, që anon nga gjërat që na ndajnë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania