Panorama (Albania)

Ademi: Bashkia e Shkodrës, ndër të vetmet pa borxhe

“Rama bën show edhe me tërmetin e 26 nëntorit me 51 jetë të humbura”

-

Kryebashki­akja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, iu kundërpërg­jigj dje kreut të qeverisë, Edi Rama, duke i përmendur disa tregues pozitivë të Bashkisë së Shkodrës. Teksa kreu i qeverisë tha se Bashkia e Shkodrës është në situatën më kritike pasi ka një kryetare, që në fakt s’është kryetare, Ademi i kujtoi Kryeminist­rit se institucio­ni që ajo drejton është ndër të vetmit pa borxhe dhe që ka dyfishuar të ardhurat. “Bashkia Shkodër është bashkia pa borxhe, që ka dyfishuar të ardhurat e veta, që ka performanc­ën më të mirë në menaxhim dhe administri­m, është bashkia transparen­te dhe që lufton korrupsion­in, që u del për zot halleve të bashkëqyte­tarëve te vet, që shërben e që përpiqet të ndërtojë përditë e me shumë mund”, tha Ademi në një prononcim për “Balkanweb”. Ndërkohë, ashtu si edhe lideri i partisë së saj, edhe Ademi akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama se po e përdor për propagandë fatkeqësin­ë natyrore të 26 nëntorit dhe shton se situata ekonomiko- sociale po rëndohet çdo ditë e më shumë në vendin tonë. “Në tokën tonë nuk di të kemi pasur ndonjë krizë më të madhe ekonomike, sociale, nuk di të kemi pasur kaq shumë rrjedhë e pa pushim emigracion­i të ‘ trurit’, nuk di të kemi pasur një shkatërrim kaq të madh të sistemit institucio­nal. Nuk di të kemi pasur një shkatërrim të burokracis­ë dhe të administri­mit institucio­nal e shtetëror, nuk di të kemi pasur ndonjëherë kaq shumë pasiguri, nuk di të kemi pasur kaq shumë korrupsion. Nuk di të kemi pasur kaq shumë grabitje të pronës e parave publike, nuk di të kemi pasur nivel kaq të ulët të investimev­e publike, nivel kaq të ulët e pasiguri të investitor­ëve dhe investimev­e private të huaja”, vijoi Ademi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania