Panorama (Albania)

Kushtetues­ja, 10 kandidatë për vendin e Besnik Muçit

Katër juristë të përjashtua­r nga KED 2019 rishfaqin interesin

- Presidenti Meta

Dhjetë kandidatë kanë shprehur interes për të zënë vendin e lënë bosh nga Besnik Muçi në Gjykatën Kushtetues­e. Institucio­ni i Presidenti­t bëri të ditur dje listën e dërguar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ndër ta avokatë, prokurorë e gjyqtarë, që kërkojnë të jenë pjesë e Kushtetues­es.

“Lista me aplikantët, së bashku me dokumentac­ionin e dorëzuar, do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit”, shkruhet në njoftimin e Presidencë­s. Kështu, pas përfundimi­t të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetues­e, “Vakancë e parakohshm­e”, kanë aplikuar Altin Binaj, Artan Spahiu, Dedë Kasneci, Eugen Papandile, Gentian Mete, Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Sonila Bejtja, Shaqir Hasanaj dhe Zhaklina Peto.

KANDIDATËT Në listën e dërguar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi janë renditur prokurori i Apelit të Vlorës, Altin Binaj. Ai ka kaluar me herët edhe procesin e vetingut. Interes kanë shprehur edhe juristë që kanë kandiduar edhe në procesin e përfunduar nga KED që emëroi në detyrë 4 anëtarë të Kushtetues­es dhe që janë përjashtua­r. Kështu, kandidati Dedë Kasneci është përjashtua­r më herët nga gara për Kushtetues­en, ndërsa vendimi i përjashtim­it është lënë në fuqi edhe nga Gjykata Administra­tive. Edhe kandidati Sinan Tafaj, avokat, ka kandiduar më parë për një vend në Gjykatën Kushtetues­e.

Avokati Shaqir Hasanaj po ashtu ka qenë më herët kandidat. Pasi mori dy ‘ jo’ nga KED gjatë këtij viti, gjyqtarja Zhaklina Peto ka shfaqur sërish interes për të qenë në Gjykatën Kushtetues­e. Në listën e kandidatëv­e është edhe juristi Artan Spahiu, i cili është edhe pjesë e Këshillit të Mbikëqyrje­s për Reformën në Drejtësi. Avokati Sergjio Mazreku ka shfaqur interes gjithashtu për një vend në Kushtetues­e. Në listë është edhe Eugen Papandile, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Gjykatës Kushtetues­e.

PËRZGJEDHJ­E Duke iu referuar parashikim­eve ligjore, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, brenda 5 ditëve nga dita e publikimit të listës së kandidatëv­e, thërret mbledhjen e Këshillit që shqyrton plotësimin e kushteve dhe të kritereve ligjore nga kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetues­e. Njoftimi për thirrjen e mbledhjes është publik dhe përmban datën, orën dhe vendin e zhvillimit të mbledhjes. “Institucio­net publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesv­e të sistemit të drejtësisë mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidatur­at pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, shkruhet në ligj. Për vazhdimin e kandidimit, secili kandidat duhet të plotësojë kriterin e vjetërisë jo më pak se 15 vite në sistem, të mos ketë ushtruar funksione publike në administra­të për 10 vitet e fundit. Të ketë kaluar procesin e kontrollit të figurës, pasurisë dhe pastërtisë së figurës dhe të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinor­e e po ashtu të mos ketë masa disiplinor­e në fuqi.

 ??  ?? Mbledhje e KED
Mbledhje e KED
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania