Panorama (Albania)

Ish- anëtari i Kushtetues­es, Besnik Muçi, u shkarkua nga vetingu

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi në 21 nëntor se kishte vendosur të shkarkonte nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetues­es, Besnik Muçin, ndërsa ky i fundit tha se ky vendim nuk prekte detyrën e tij të re duke mos e njohur atë. Gjatë leximit të diapozitiv­it të vendimit, Kolegji argumentoi se gjatë shqyrtimit të çështjes është konstatuar “deklarim i pasaktë dhe i pamjaftues­hëm i pasurisë”, nga ish- prokurori i Krimeve të Rënda, që gjithashtu, sipas KPA- së, kishte “cenuar besimin e publikut te drejtësia”. Besnik Muçi, që ishte anëtar i Kushtetues­es, e priti i qetë vendimin, ndërsa jashtë ambienteve të Kolegjit, foli për mediat duke shpjeguar shkaqet, për të cilat KPA kishte marrë vendimin e shkarkimit. Në fund të fjalës për mediat, Muçi tha se ky vendim nuk “afektonte detyrën e tij në Kushtetues­e”, duke argumentua­r se procesi i rivlerësim­it duhet të ishte ndërprerë në momentin që ishte emëruar si gjyqtar në Kushtetues­e dhe se KPA nuk ka kompetenca për anëtarët e kësaj Gjykate. Pavarësish­t pretendimi­t të ngritur pas seancës, Gjykata Kushtetues­e, pas vendimit të KPA- s, e hoqi Muçin nga lista e gjyqtarëve, ndërsa Presidenti Ilir Meta, pasi zhvilloi një takim me të, njoftoi hapjen e vendit vakant në Gjykatën Kushtetues­e, të lënë bosh nga shkarkimi i tij. Ndërkohë, edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë leximit të vendimit u shpreh që shkarkimi bëhej nga detyra e anëtarit të Kushtetues­es. Gjatë leximit të diapozitiv­it të vendimit, kryesuesi i trupit gjykues, Sokol Çomo, sqaroi se procesi i rivlerësim­it për Muçin kishte nisur si prokuror, ndërsa në shpalljen e vendimit ai mban detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetues­e pas betimit në Presidencë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania