Panorama (Albania)

Gjykata Kushtetues­e, aktualisht në dorën e 4 grave

Kushtetues­ja “përplasi” Presidenti­n me kreun e KED

-

Gjykata Kushtetues­e ka në përbërjen e saj 4 anëtarë, 3 prej të cilave të emëruara gjatë kësaj vjeshte pas një procesi 1- vjeçar përzgjedhj­e të KED- së. Vitore Tusha, si anëtarja më e vjetër dhe e vetmja, e cila ia doli të kalojë procesin e vetingut nga trupa e parë e gjyqtarëve, ka kompetenca­t e kryetarit të kësaj Gjykate. Në përbërje janë edhe 3 gra të tjera, Marsida Xhaferllar­i, e zgjedhur nga Presidenti, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska, të zgjedhura nga Kuvendi. Ndërkohë, anëtari tjetër i zgjedhur nga Presidenti, Besnik Muçi, nuk ia doli me sukses në procesin e vetingut, pasi u shkarkua nga Shkalla e Dytë.

Kushtetues­ja duhet të kompozohet me 9 anëtarë në total, ku 3 zgjidhen nga Kuvendi, 3 nga Presidenti dhe 3 të tjera nga Gjykata e Lartë. Në kushtet kur kjo e fundit është ende jashtë funksionit, pas shkrirjes nga vetingu, do të jenë Kuvendi dhe Presidenti që do vazhdojnë punën për emërimet që i kanë mbetur.

Ndërkohë, procesi i ringritjes së Kushtetues­e “përplasi” juridikish­t Institucio­nin e Presidenti­t me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ky i fundit u akuzua për krijimin e ngërçit në emërimin e kandidatëv­e të miratuar. “Dërgimi i listave në të njëjtën kohë, çon në shkelje të Kushtetutë­s”, tha Presidenca dy muaj më parë, ndërsa me anë të një kallëzimi të bërë në Prokurorin­ë e Tiranës, akuzoi Dvoranin për “Shpërdorim detyre” dhe “Marrje të kompetenca­ve”. Ardian Dvorani është pjesë edhe në KED që do zhvillojë punën në 2020, ndërsa aktualisht Prokuroria është duke kryer verifikime për pretendime­t e Presidencë­s.

 ??  ?? Gjyqtarët e Kushtetues­es
Gjyqtarët e Kushtetues­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania