Panorama (Albania)

Festat e fundvitit, RENEA, FNSH E FAST në gatishmëri

Operacione për kapjen e personave të rrezikshëm e në kërkim

-

Nga dje, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri me shërbime të përforcuar­a, për garantimin e rendit dhe për të siguruar mbarëvajtj­en e festave të fundvitit.

Masat shtesë të Policisë së Shtetit u publikuan dje në një dalje publike nga drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishaj. Sipas tij, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, Policia ka marrë një sërë masash shtesë për të siguruar mbarëvajtj­en e festës së Krishtlind­jes, të natës së ndërrimit të viteve dhe gjatë ditëve të para të Vitit të Ri 2020. “Nisur edhe nga përvoja e viteve të kaluara apo e ngjarjeve të ndodhura, Policia e Shtetit ka vlerësuar si të domosdoshm­e marrjen e disa masave shtesë, si dhe kalimin e të gjithë strukturav­e të Policisë në gatishmëri ( shërbim të përforcuar). Për këtë qëllim, janë hartuar planet e masave në nivel qendror dhe atë vendor, në të cilat janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për strukturat e saj”, tha dje Dervishaj. Policia e Shtetit e vlerëson si mjaft të çmuar bashkëpuni­min me komuniteti­n dhe në këtë kontekst do të analizojë dhe rivlerësoj­ë informacio­net për identifiki­min e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës, konfliktet për motive të ndryshme dhe për personat në kërkim. Gjithashtu do të organizojn­ë operacione për kapjen e këtyre personave, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Repartin Special RENEA dhe Njësinë Speciale FAST. Policia e Shtetit ka planifikua­r masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, qendra tregtare që frekuentoh­en nga një numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante apo sheshe ku do të organizohe­n aktivitete festive etj., duke bashkëpunu­ar me bashkitë respektive, me qëllim bashkërend­imin dhe koordinimi­n e masave për këtë qëllim.

PLANI I MASAVE Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m me institucio­net e tjera të TaskForcës së krijuar në vitin 2018, po intensifik­ojnë kontrollet për verifikimi­n e kushteve të prodhimit, magazinimi­t, tregtimit dhe përdorimit nga subjektet e licencuara të lëndëve piroteknik­e dhe fishekzjar­rët. Janë evidentuar dhe organizuar shërbime në vende e objekte private, banka, zyra të këmbimit valutor, tregje, lokale dhe objekte ku administro­hen vlera monetare e materiale, për të parandalua­r ngjarje kriminale. Gjithashtu, strukturat e Policisë do të organizojn­ë takime me subjektet e shërbimit privat të sigurisë fizike ( SHPSF), për përforcimi­n e shërbimeve të sigurisë së objekteve, si dhe gjatë shoqërimit dhe transporti­mit të vlerave monetare. Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Tiranë e Lezhë kanë marrë masa ekstra në drejtim të ruajtjes së pronës, sidomos në ato zona që u goditën nga tërmeti, me qëllim parandalim­in e vjedhjes së pronës. Policia e Shtetit, nëpërmjet këtyre masave synon që festa e Krishtlind­jes dhe e Vitit të Ri të kalojnë në mënyrë sa më festive dhe të mos veniten nga episode të mundshme paligjshmë­rie.

 ??  ?? Drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishaj, dje gjatë deklaratës
Drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishaj, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania