Panorama (Albania)

Transporto­nin 52 kg drogë në Mal të Zi, kapen të rinjtë

-

Policia e Lezhës ka sekuestrua­r ditën e djeshme 52 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim poseduesin e saj. Sipas informacio­neve zyrtare të Policisë, janë arrestuar shtetasit me inicialet I. R., 26 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër. Operacioni policor i koduar "Tranzit" u zhvillua mbrëmjen e së hënës, ku gjatë kontrollit në mjetin tip "Benz" u gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike. Sipas burimeve, sasia prej 52 kilogramës­h kanabis sativa ishte vendosur në sediljen e pasme dhe në bagazh. Nga veprimet hetimore rezultoi se mjeti tip "Benz" që transporto­nte lëndën narkotike ishte në pronësi të shtetasit A. K., 29 vjeç dhe paraprihej nga një mjet tjetër, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të punonjësve të Policisë. Kur 29- vjeçari ka konstatuar që shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin që i paraprinte, ka mbyllur automjetin në afërsi të një karburanti në fshatin Tresh të Lezhës dhe është larguar me shpejtësi. Ai është shpallur në kërkim dhe vijon puna për gjetjen dhe kapjen e tij. Policia, nën drejtimin e

Prokuroris­ë dhe në bashkëpuni­m me DVP Tiranë e Shkodër, po punon për dokumentim­in e plotë të kësaj ngjarjeje, identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Materialet iu referuan Prokuroris­ë për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e". "Është goditur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Janë sekuestrua­r 52 kg lëndë narkotike kanabis sativa në mjetin tip ' Benz' dhe në pranga janë vënë dy persona dhe një është shpallur në kërkim. Janë ndaluar shtetasit I. R., 26 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër. Policia po ndjek gjurmët e shtetasit A. K., 29 vjeç, i cili kishte në pronësi automjetin tip ' Benz'”- thuhet në njoftimin e Policisë. E. H

 ??  ??
 ??  ?? Droga e kapur në Lezhë
Droga e kapur në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania