Panorama (Albania)

“Green Cola”, produkti sa më natyral dhe i shëndetshë­m

-

“‘ Green Cola’ i jep konsumator­it mundësinë që të shijojë shijen fantastike të Cola- s pa u shqetësuar për dietën ushqimore, ndikimin në organizëm apo në shëndet”.

Në një intervistë, shefi i shitjes së “Birra Korça”, distributo­ri zyrtar i “Green Cola” në Shqipëri, tregon avantazhet e kësaj pijeje në tregun e pijeve. “Ëmbëlsimi natyral përmes ekstraktit të bimës të Stevia, pa përdorur sheqer ose aspartame si ëmbëlsues”, ky është sekreti i “Green Cola”, sipas Armando Xoxa.

Zoti Xoxa, prej disa muajsh, “Birra Korça” është bërë distributo­ri zyrtar i “Green Cola”. Mund të na shpjegoni më shumë rreth kësaj pije?

“Green Cola” është një pije freskuese që hyn në kategorinë e “Cola”, por në të njëjtën kohë është ndryshe nga të gjitha “Cola”- t e tjera. “Green Cola” i jep konsumator­it mundësinë që të shijojë shijen fantastike të Cola- s, pa u shqetësuar për dietën ushqimore, ndikimin në organizëm apo në shëndet. Ne mendojmë se është një produkt revolucion­ar, tërësisht i veçantë, i cili është krijuar me kujdesin maksimal për të qenë sa më natyral dhe i shëndetshë­m, pasi nuk përmban sheqer të shtuar apo konservant­ë.

Pa sheqer të shtuar? Po si ëmbëlsohet kjo pije?

Pikërisht këtu gjendet sekreti kryesor i “Green Cola”. Ëmbëlsimi natyral përmes ekstraktit të bimës të Stevia, pa përdorur sheqer ose aspartame si ëmbëltues. Indeksi i glicemisë dhe ngarkesa e glicemisë mbeten të paprekura, duke ndihmuar në kontrollin e glukozës në gjak. Përveç sheqerit, “Green Cola” nuk përmban acid fosforik, konservant­ë dhe mbi të gjitha nuk ka kalori. Edhe kafeina e përdorur është natyrale, nga kokrrat e kafes jeshile. Të gjitha këto bëjnë që

“Green Cola” të klasifikoh­et si një pije miqësore me diabetin dhe mund të konsumohet nga njerëz të të gjitha moshave pa asnjë hezitim. Madje, “Green Cola” mund të konsumohet edhe nga gratë shtatzëna ose fëmijët.

Si e ka pritur publiku shqiptar këtë pije?

Të them të drejtën, interesi i lartë i publikut për një kohë të shkurtër na ka surprizuar edhe ne. Shqiptarët kanë rënë në dashuri me “Green Cola” që ditën e parë që e panë në raftet e marketeve. Si drejtor i shitjeve, mund t’ju them se ne si sektor i shitjeve kemi tejkaluar të gjitha pritshmëri­të dhe klientët po shtohen dita- ditës. Ajo që na jep kënaqësi është fakti që njerëz të të gjitha moshave janë afruar menjëherë te produktet e “Green Cola”, duke u bërë klientë të saj. Përveçse kanë blerë “Green Cola”, klientët tanë ua kanë referuar pijen edhe familjarëv­e e miqve të tyre.

Në cilat dyqane ndodhet “Green Cola”?

“Green Cola” e gjeni në supermarke­tet më të mëdha në Shqipëri, “Interspar” në QTU dhe TEG; në rrjetin e supermarke­teve “Xhangolli”; në 20 supermarke­te të rrjetit “Big Market”, si dhe në disa dyqane të vogla dhe bar- kafe. Në muajt e ardhshëm synojmë të zgjerojmë rrjetin tonë, duke arritur në nivel kombëtar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Armando Xoxa, shefi i shitjes së “Birra Korça”, distributo­ri zyrtar i “Green Cola” në Shqipëri
Armando Xoxa, shefi i shitjes së “Birra Korça”, distributo­ri zyrtar i “Green Cola” në Shqipëri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania