Panorama (Albania)

KATEGORITE QE PERFITOJNE

-

Personat që marrin pension pleqërie, pension invalidite­ti, pension familjar dhe pension social, sipas ligjeve nr. 4171, datë 13.9.1966, "Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë", dhe nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar; Personat që marrin pension, sipas ligjit nr. 4976, datë 29.6.1972, "Për pensionet e anëtarëve të kooperativ­ave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë", dhe sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar; Personat që marrin pension, sipas ligjit nr. 150/ 2014, "Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë" Personat që marrin pension të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009. "Për sigurimin shoqëror suplementa­r të ushtarakëv­e të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar; Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimi­n financiar si veteranë të LANÇ- it, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitav­e të ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966, "Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë". Të drejtën për të përfituar shpërblimi­n në masën e përcaktuar e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të pensionit deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania