Panorama (Albania)

Francë, hekurudhat humbasin 400 milionë euro nga greva për pensionet

-

Në Francë nuk kanë të reshtur grevat kundër reformimit dhe unifikimit të sistemit të pensioneve, sipas një plani të Presidenti­t Emmanuel Macron. Të ardhurat e kompanisë shtetërore hekurudhor­e të Francës ( SCNF) kanë rënë me rreth 400 milionë euro gjatë periudhës së grevës, sipas drejtuesit të kompanisë. “Kjo është një shumë e konsiderue­shme”, tha kryetari i SCNF- së, JeanPierre Farandou. Një zëdhënës i kompanisë SNCF deklaroi se udhëtimi hekurudhor vazhdon të ketë ndërprerje edhe në prag të Krishtlind­jes, ku në funksion janë vetëm dy e pesta e trenave me shpejtësi të lartë, “TVG”. Gjatë muajit dhjetor, sindikata të shumta kanë zhvilluar greva të vazhdueshm­e, në protestë kundër planeve të Presidenti­t Macron për reformimin dhe unifikimin e sistemit të pensioneve në vend. Dhjetëra mijëra njerëz, të cilët kanë shpresuar t’i kalojnë Krishtlind­jet së bashku me familjet e tyre në Francë, po përballen me shumë vështirësi për shkak të grevës së punëtorëve të hekurudhav­e. Presidenti francez bëri thirrje disa ditë më parë që grevistët ta anulojnë grevën gjatë Krishtlind­jeve, në mënyrë që të shmangen kaosin në trafik. Por përfaqësue­sit e punëtorëve e refuzuan këtë thirrje dhe u zotuan se do ta vazhdojnë grevën edhe gjatë festave të fundvitit. Rreth 40 për qind e shërbimeve të trenave të shpejtë do të anulohen gjatë periudhës së grevës. Protestues­it u përleshën me Policinë të hënën në Paris pasi e filluan një tubim të paparalajm­ëruar. Sondazhet tregojnë se rreth 62 për qind e popullsisë i përkrahin grevat kundër reformës së pensioneve, të cilat aktualisht shpërndahe­n sipas 41 skemave të ndryshme, por Macron kërkon t’i përmbledhë në një sistem të vetëm me mbledhje pikësh dhe veç kësaj, kërkohet edhe rritja e moshës së pensionit.

 ??  ?? Njerëz në pritje të trenave në Francë
Njerëz në pritje të trenave në Francë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania