Panorama (Albania)

Rusia teston me sukses shkëputjen nga rrjeti botëror i internetit

-

Rusia ka testuar me sukses një alternativ­ë të vendit për internetin global. Qeveria ruse ka dhënë detaje të paqarta mbi testin, por sipas Ministrisë së Komunikime­ve, përdoruesi­t e zakonshëm nuk vunë re ndonjë ndryshim. Rezultatet tani do t’i prezantohe­n Presidenti­t Vladimir Putin. Vendi po teston shkëputjen nga rrjeti botëror i internetit. Rishikimi i të ashtuquajt­urit “RuNet” u krye gjatë disa ditëve në rrjete të përcaktuar­a, posaçërish­t brenda federatës. Kjo vijon nga projektlig­ji “internet sovran” që hyri në fuqi në nëntor, në përgjigje të asaj që Rusia e quan “strategji agresive të SHBA për sigurinë kibernetik­e”. Në legjislaci­onin e ri mandatohen të marrin pjesë të gjitha institucio­net shtetërore dhe shërbimet e sigurisë, si dhe operatorët e komunikimi­t, lajmëtarët dhe ofruesit e postës elektronik­e. Rusia synon të drejtojë trafikun dhe të dhënat e saj në internet përmes pikave të hyrjes të kontrollua­ra nga shteti dhe të ndërtojë një sistem kombëtar për t’i dhënë fund varësisë nga sistemet e huaja. “Qëllimi ynë ishte të siguronim një shërbim të pandërprer­ë të internetit në territorin rus në çfarëdo rrethane”, tha zëvendësmi­nistri i Komunikime­ve, Aleksei Sokolov. Sipas tij, “Rezultatet e rishikimit treguan se agjencitë qeveritare dhe operatorët e komunikimi­t janë të gatshëm të përgjigjen në mënyrë efektive ndaj kërcënimev­e dhe të sigurojnë që interneti dhe komunikime­t të funksionoj­në në mënyrë efektive”. Teste të ngjashme do të përsëriten në bazë vjetore. Kritikët e konsideroj­në këtë si pjesë të një përpjekjej­e për të izoluar qytetarët e saj nga bota përreth dhe ndikimet e saj.

 ??  ?? Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania