Panorama (Albania)

Miratohet shpërblimi, pensionist­ët që përfitojnë

Qeveria miratoi dje shpërblimi­n me 3 mijë lekë për pensionist­ët. Kategoritë që e përfitojnë e grafiku me datat e shpërndarj­es. ISSH: Nis sot ndarja e parave

-

Çdo pensionist do të marrë këtë fundvit 3 mijë lekë shpërblim. Kriza në buxhet, e pasuar edhe nga nevoja për fonde prej tërmetit të 26 nëntorit, vuri jo pak në pikëpyetje nëse do të kishte apo jo bonus me rastin e festës së ndërrimit të viteve.

Por, vetëm dje qeveria u ka dhënë fund këtyre dyzimeve, duke akorduar një fond në vlerën e 2 miliardë lekëve për pensionist­ët. Në një dalje të posaçme për mediat, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, tha se në total janë mbi 663 mijë persona që përfitojnë, prej të cilëve 530 mijë janë pensionist­ë. "Ndonëse ky ishte një vit jo i lehtë, duke i shtuar kësaj pasojat dhe tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit, e cila merr energji buxhetore, ne mbajtëm zotimin tonë për solidarite­t me pensionist­ët duke akorduar edhe këtë vit, siç është bërë traditë, shpërblime­t e fundvitit për këtë kategori. Ky bonus do të jepet në masën 3000 lekë për çdo pensionist dhe kategori tjetër qytetarësh që trajtohen me pensione të veçanta. Nga ky shpërblimi i parashikua­r do të përfitojnë 663 227 qytetarë të tjerë me pensione të posaçme, nga të cilët: mbi 530 364 janë pensionist­ë në pension pleqërie, 67 754 janë në pension invalidite­ti, 49 849 janë në pension familjar dhe mbi 13 260 persona të tjerë janë në trajtim financiar me pension social, pension apo trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish- ndërmarrje­ve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshë­m". Janë 6 kategori, të cilat do të përfitojnë shpërblim. Kështu do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension pleqërie, pension invalidite­ti, pension familjar dhe pension social. Po ashtu, pensionist­ët në fshat, punonjësit e nëntokës, ish- ushtarakët si edhe veteranët. Në skemën e përfitimit janë përfshirë edhe ata, të cilët dalin në pension këtë muaj. Vitin e kaluar pensionist­ët morën 5 mijë lekë shpërblim dhe fondi i akorduar nga qeveria kapte vlerën e 3.2 milionë dollarëve.

PAGESAT

Prej kësaj së mërkure, pensionist­ët mund të paraqiten në qendrat paguese të postës për të tërhequr çekun e fundvitit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur duke filluar nga sot kryerjen e pagesave, duke përcaktuar edhe grafikun e shpërndarj­es për të shmangur krijimin e radhëve. "Fillon shpërndarj­a e shpërblimi­t të pensionist­ëve për festat e fundvitit 2019, i cili do të jetë në masën 3, 000 lekë për çdo pensionist, mbështetur kjo në Aktin Normativ datë 24.12.2019 ' Për disa ndryshime në ligjin', ' Për buxhetin e shtetit të vitit 2019". Zyrat Postare të shpërndarj­es së pensioneve, duke filluar nga dita e mërkurë, datë 25.12.2019, pavarësish­t se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarj­en e shpërblimi­t të fundvitit 2019", thuhet në postimin e bërë dje në rrjetet sociale nga kreu i ISSH- së, Astrit Hado. Bonusi i fundvitit do të tërhiqet bashkë me pensionin. Kjo vlen për ata të cilët nuk e kanë tërhequr atë. Për ata të cilët e kanë marrë, janë caktuar ditët sipas edhe grafikut në tabelë. Vlen të theksohet se pensionist­ët që nuk do të kenë mundësi ta tërheqin shpërblimi­n në datat e përcaktuar­a në grafik, nuk duhet të shqetësohe­n. Ata kanë mundësi ta përfitojnë në muajin janar. "Në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimi­n pensionist­ët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21- 24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara. Ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019", sqarohet më tej nga ISSH.

TREGUESIT EKONOMIKË

Gjatë konferencë­s për shtyp, ministrja u ndal edhe te treguesit ekonomikë për 3mujorin e fundit. Sipas INSTAT, rritja ekonomike rezulton të jetë 3.81% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ministrja Denaj vlerësoi faktin se performanc­a e ekonomisë gjatë tremujorit të tretë shkon në linjë me performanc­ën e tregut të punës gjatë këtij tremujori, ku norma e papunësisë njohu sërish një reduktim të konsiderue­shëm. "Performanc­a e mirë e sektorëve të shërbimeve që kanë lidhjen me të drejtpërdr­ejtë me aktivitete­t turistike, piku i të cilave ndodh pikërisht në tremujorin e tretë, ishte gjithashtu një faktor kryesor në këtë përshpejti­m të rritjes ekonomike gjatë këtij tremujori. Kjo performanc­ë e ekonomisë gjatë tremujorit të tretë sa i takon rritjes së saj, shkon gjithashtu në linjë me performanc­ën e tregut të punës gjatë këtij tremujori, ku norma e papunësisë njohu sërish një reduktim të konsiderue­shëm". Ndërkohë, investimet e huaja direkte janë rritur me 7.3% për 9- mujorin e vitit 2019, duke arritur nivelin e 810 milionë eurove.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania