Panorama (Albania)

Skemë me të përkohshëm edhe në SPAK, kush janë dy prokurorët shtesë që po hetojnë dosjet “VIP”

Kreu i KED e 5 anëtarë të tjerë vlerësuan lejimin e kandidimit

-

Pranimi i kandidatur­ës së Artur Metanit dhe renditja e tij në krye të listës për Inspektori­n e Lartë të Drejtësisë, nuk ka kaluar pa diskutime edhe në KED. Sipas vendimit të zbardhur nga BIRN, “pesë anëtarë, përfshi kryetarin e KED- it, Ardian Dvoranin, anëtaren e Gjykatës Kushtetues­e, Vitore Tusha, anëtarët Fatjona Memçaj, Fatri Islamaj dhe Eriol Roshi, arsyetuan se pozicioni që Metani kishte pasur në administra­tën publike nuk ishte politik. Ndryshe nga ç’pretendoi PD, ish- Kryeprokur­orja Arta Marku dhe gjyqtarja Margarita Buhali në pakicë arsyetuan se Metanit i ndalohej kandidimi”. Duke iu referuar ligjit, ILD është një nga institucio­net me të rëndësishm­e, që do të ngrihet si rezultat i Reformës në Drejtësi, kjo për shkak të kompetenca­ve që ka si kontrollor i institucio­neve.

ANALIZA E VENDIMIT “Ishte pozicioni i tij si këshilltar juridik në kabinetet e presidentë­ve Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, që shkaktoi debat në KED. Presidenti i Republikës, përmes një shkrese dhe dy anëtare të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Arta Marku dhe Margarita Buhali, dolën në konkluzion­in se pozicioni i mbajtur nga Metani bën pjesë në listën e funksionev­e politike në administra­tën publike. “Pozicioni i punës që ka ushtruar z. Metani si pjesë e kabinetit të Presidenti­t të Republikës rregullohe­t nga dispozitat ligjore neni 30 i ligjit 8549/ 1999 dhe nenet 8 dhe 14 të ligjit 8095/ 1996, që konsideroh­et si funksionar publik,” thuhej në shkresën që mbërriti në KED nga Presidenca. Megjithatë, shumica në KED e mbështetur në arsyetim nga Avokati i Popullit dhe bazuar kryesisht në mbrojtjen që Metani i bëri vetes, mori përsipër sipas vendimit të arsyetuar të gjejë nëse posti i Presidenti­t të Republikës ishte apo jo politik. Metani vetë solli në favor të tij, përpos arsyetimit të mësipërm, edhe mendime nga Komisioni i Venecias mbi rolin e Presidenti­t si arbitër. Po ashtu, duke iu referuar Kushtetutë­s, ai pretendon se Presidenti nuk zgjidhet apo emërohet politikish­t dhe nuk ka një mandat politik në ushtrimin e kompetenca­ve të tij. Metani citohet në vendim të shprehet se Presidenti­t të Republikës i ndalohet “çdo veprimtari politike” dhe se posti i anëtarit të kabinetit të tij nuk mund të barazohej me anëtarët e kabineteve të institucio­neve të tjera. Ai po ashtu ka sjellë në favor të vetes edhe faktin që ka punuar për tre presidentë të ndryshëm, të votuar nga shumica të ndryshme parlamenta­re. Shumica në KED i ka rimarrë këto argumente dhe është bazuar kryesisht në to në vendimin e lejimit të kandidimit. Në mendimin e tyre, Buhali dhe Marku shprehen se ligji ia ndalonte specifikis­ht kandidimin Metanit dhe kjo nuk kishte të bënte me rolin kushtetues të institucio­nit ku ai kishte punuar. Duke iu referuar ndalimeve të ngjashme për kandidatët që duan të zgjidhen në Gjykatën Kushtetues­e, ata që aplikojnë për vendet në KLP e KLGJ dhe të tjera pakica shprehet se “Këto parashikim­e ligjore nuk lënë hapësirë për interpreti­m të ndryshëm të togfjalësh­it “funksione politike në administra­tën publike”. Pakica thotë se qëllimi i ligjvënësi­t në këtë rast është “shmangia e çdo lloj perceptimi për ndikim të drejtpërdr­ejtë apo indirekt të politikës mbi sistemin e drejtësisë”, shkruan BIRN.

LEXIMI I NDRYSHËM I LIGJIT “Nga vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duket qartë se palët janë ndarë në mënyrën se si kanë vendosur të lexojnë ligjin. Në ligjin 84/ 2016 ( Për rivlerësim­in kalimtarë të magjistrat­ëve) dhe 96/ 2016 ( Për statusin e gjyqtarëve) togfjalësh­i ‘ funksion politik’ është i përkthyer qartë: ‘ Do të thotë që nuk ka qenë deputet, Kryeminist­ër, zëvendëskr­yeministër, ministër, zëvendësmi­nistër ose nëpunës pjesë e kabinetit të Presidenti­t të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeminist­rit, zëvendëskr­yeministri­t ose ministrit që kryen detyrën e drejtorit të kabinetit, këshilltar­it, ndihmësit, zëdhënësit ose sekretarit personal të titullarit të kabinetit”. Por në ligjin 115/ 2016, për “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në të cilin rregullohe­t edhe roli i ILD- së, përkufizim­et specifike mungojnë. Shumica në KED ka arsyetuar se përkufizim­i i “Nuk ka ushtruar funksione politike”, në ligjin 84/ 2016, nuk ka vlerë përtej këtij ligji. Sipas tyre, fakti që ligjvënësi nuk ka bërë një përkufizim të prerë ashtu si në ligjin për “Rivlerësim­in kalimtar të magjistrat­ëve”, do të thotë se nuk e ka pasur këtë qëllim. “Këshilli vlerëson se për Inspektori­n e Lartë të Drejtësisë nuk mund të kërkohet të bëhet referim në ndonjë kusht pengues që parashikon ligje të tjera, por vetëm në kushtet e kriteret e përcaktuar­a në ligjin e posaçëm”, thuhet në vendim. Por sipas dy anëtareve në pakicë, ishin një mori ligjesh që skualifiko­nin Metanin nga gara, përfshi ato që rregulloni­n administra­tën publike dhe që e trajtonin postin e këshilltar­it në kabinetin e Presidenti­t si pozicion politik. Buhali dhe Marku referojnë se një mori nenesh në Kushtetutë dhe në ligje të ngjashme që ndalonin kandidimin e personave që kishin mbajtur poste politike në pozicione të rëndësishm­e në sistemin e drejtësisë, kishin të gjitha të njëjtin qëllim”, shkruan BIRN.

Sipas dy anëtareve në pakicë, ishin një mori ligjesh që skualifiko­nin Metanin nga gara, përfshi ato që rregulloni­n administra­tën publike dhe që e trajtonin postin e këshilltar­it në kabinetin e Presidenti­t si pozicion politik

 ??  ?? Prokurorët e SPAK
Prokurorët e SPAK
 ??  ?? PROKURORET E SPAK, GJATE BETIMIT
PROKURORET E SPAK, GJATE BETIMIT
 ??  ?? Artur Metani, kandidati i renditur i pari për ILD
Artur Metani, kandidati i renditur i pari për ILD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania