Panorama (Albania)

Mini- Shengeni, si qasje e turpshme ndaj Kosovës

- ARTUR ZHEJI

KMja nxori në mediat e fs hatit një thënie jashtë kontekstit filozofik, të filozofit Kierkegaar­d, për të na mbushur mendjen se ajo...

që bëri me Mini- Shengenin dhe qasjen e turpshme kombëtare dhe ndërkombët­are ndaj Kosovës, është një fryt i leximeve të veta filozofike, ku fantazmat e këshillojn­ë të “guxojë”, që të mos humbë veten. Se kush është Kierkegaar­d, nuk është vendi ta themi këtu, por ai, përveç dhimbjes së mesit, që e ka pasur të përbashkët me KM- në e fshatit tonë, nuk ka asgjë tjetër Kierkegaar­d, në doktrinën e tij, mendonte se “ekzistenca e njeriut përbëhet nga ankthi dhe dëshpërimi që buron nga dështimet…”

Më kujtohet se në vitet ’ 90 qarkulloni­m midis nesh një libërth të këtij filozofi, me këtë emër të vështirë dhe krejt depresiv në veprën e tij, gjendje që na përshtatej shumë në zymtësinë e diktaturës ku jetonim asokohe.

Por ta shfletosh sot Kierkegaar­din dhe t’ia japësh publikut, sepse të shkon me mjekrën e rritur dhe se kërkon të justifikos­h budallallë­kun që bëre me vetëdije me Vuçiçin në Tiranë, është të jesh një hileqar tipik apo maksimumi një kryetar kooperativ­e që mburresh se ke lexuar Marksin, pavarësish­t se nuk ke realizuar planin e korrjeshir­jeve.

Të ka ecur deri tani me këto, e ndoshta të ecën më tej, o Kryeminist­ri i fshatit tonë, po më mirë të del të kërkosh falje drejt e drejt se e ke menderosur për faqe të zezë.

Të leverdis më mirë të thuash se je i paditur, sikundër je në të vërtetë, se të shtiresh i mbiditur, që na vuan nga keqkuptimi me injorancën që të rrethon…

Kërkoi falje Kosovës dhe Prishtinës zyrtare dhe mbylle për ca kohë gojën gënjeshtar­e!

Të leverdis më mirë të thuash se je i paditur, sikundër je në të vërtetë, se të shtiresh i mbiditur, që na vuan nga keqkuptimi me injorancën që të rrethon… Kërkoi falje Kosovës dhe Prishtinës zyrtare dhe mbylle për ca kohë gojën gënjeshtar­e!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania