Panorama (Albania)

Nga Teatri te Piramida, Veliaj tregon planin e ri për Tiranën

Teatri, Veliaj: Çeta individësh do tentojnë të ndalojnë punët e qytetit. Do të ketë përfundimi­n e asaj që ndodhi tek “Astiri”

- BESARTA BASHA

Shembja e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar të riun, vijimi i Unazës së Re, zgjerimi i Lanës dhe Kampusi Universita­r janë vetëm disa nga planet strategjik­e të bashkisë për 2020- ën, që, përveç investimit, pritet të përballen edhe me kundërshti të mëdha.

Nga Këshilli Bashkiak, i mbledhur dje për të fundit herë për këtë vit, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, shpalosi projektet madhore që përkojnë edhe me shekullin e Tiranës kryeqytet. I vetëdijshë­m që do të përballet me rezistencë të madhe për shumicën prej tyre, kryebashki­aku shprehu qëndrimin e tij të prerë për të vijuar rrugën e krijimit të Tiranës së gjeneratës tjetër, bazuar në planet që ka.

PROJEKTET Më i vendosur se kurrë dhe me më shumë para në arkën e bashkisë, Veliaj tha se në 2020- ën do të marrin udhë një sërë projektesh të rëndësishm­e, duke filluar që nga Teatri i ri Kombëtar, Piramida, Unaza e Madhe, zgjerimi i Lanës, Zona Ekonomike në Kashar e të tjera. Rezistentë­t, sipas tij, janë veçse një minorancë e qëllimshme e interesuar vetëm për të bllokuar zhvillimin e Tiranës. “Jam i vendosur që t’i shkojmë deri në fund çdo projekti që transformo­n Tiranën dhe e bën atë më të mirë për fëmijët tanë. Megjithatë, kemi parë shpeshherë që për çdo projekt madhor të Tiranës, si dikur me protestat te këndi i lodrave te Liqeni apo sheshin ‘ Skënderbej’, të ngrihen çeta me individë që duan të ndalojnë punët e qytetit. Tani është bërë si modë: Sa herë ka një punë të madhe në qytet, ngrihet një çetë respektive, e vogël, që e kundërshto­n atë në kurriz të shumicës së heshtur, që do zhvillimin e Tiranës. Janë të njëjtët që duan të pengojnë zhvillimin, një herë hiqen si të dashuruar pas artit, një herë tjetër si të dashuruar pas mjedisit. Por, kur vjen fjala për punë, është e fundit që e duan, pasi janë të interesuar vetëm për pengim dhe bllokim”, u shpreh kryetari, duke ua bërë të qartë fatin që i pret të gjithë ata që kundërshto­jnë planet e tij për Tiranën. “Çdokush që pengon zhvillimin, do të ketë përfundimi­n e asaj që ndodhi para pak ditësh tek ‘ Astiri’. Tirana nuk ndalet! Qytetarët duan zhvillimin, duan rrugët, duan Piramidën, duan Teatrin, duan Bulevardin e Ri dhe zhvillimin aty, duan transformi­m në çdo lagje e çdo cep të qytetit. Askush nuk do të guxojë që të ndalë ‘ orën’ e Tiranës. 2020 do ta gjejë Tiranën edhe me stacion të ri autobusësh ndërqytetë­s. Bëhet fjalë për kthesën e Kamzës, aty ku po bëhet gati terreni për ndërtimin e terminalit të ri e njëkohësis­ht edhe për ndërtimin e unazës së madhe, që do të lehtësojë jo pak qarkullimi­n në qytet. RISITË NË PAKETËN

FISKALE Dy janë ndryshimet në paketën fiskale të pushtetit vendor, të parashikua­ra në buxhetin afatmesëm. Bëhet fjalë për tarifën e pastrimit dhe taksën e infrastruk­turës arsimore. Ndërsa e para thuhet se do të pësojë rritje të lehtë, për të dytën do të ketë ulje, nga e cila do të përfitojnë vetëm bizneset e vogla. “Për periudhën 2020- 2022 janë propozuar ndryshime në tarifën e pastrimit dhe largimit të mbeturinav­e, në masën e një indeksimi të arsyeshëm për të mbuluar deri në një masë të caktuar kostot e dyfishuara të ofrimit të shërbimit si dhe një ndryshim në taksën e përkohshme për infrastruk­turën arsimore për të ekuilibrua­r ngarkesën fiskale të biznesit të vogël me xhiro 0- 2 milionë lekë”, thuhet në relacionin e buxhetit të dorëzuar në këshill.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania