Panorama (Albania)

SPAK e nis me të përkohshëm, transferoh­en prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prençi

Prokurorët u emëruan në Prokurorin­ë e Tiranës. Për 1 vit, ata do jenë pjesë e SPAK dhe do hetojnë dhe përfaqësoj­në në Gjykatë dosjet

- BLEONA METUSHI

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion, Arben Kraja, ka vendosur të plotësojë trupën e prokurorëv­e me transferim­in e përkohshëm të Vladimir Marës dhe Dritan Prençit.

Kraja me anë të një shkrese kërkonte edhe mendimin e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, që në mbledhjen e djeshme, me 9 vota pro dhe një kundër, vendosi për transferim­in e përkohshëm të Vladimir Marës dhe Dritan Prençit në Prokurorin­ë e Posaçme. Prej 19 dhjetorit, SPAK- u nisi punën me 8 prokurorë, ndonëse në Kushtetutë parashikoh­ej me minimumi 10 prokurorë. Në kërkesën e Krajës, motivacion për transferim­in e dy prokurorëv­e është ngarkesa e madhe dhe dosjet në numër të lartë që këta dy prokurorë kanë nën hetim dhe gjykim. “Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë i ka emëruar prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi për të ushtruar funksionet e tyre në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Tiranës. Në kushtet e një ngarkese të tillë, e cila është e pamundur të menaxhohet nga prokurorët e emëruar në SPAK, kam vendosur të filloj procedurën e transferim­it të përkohshëm të këtyre dy prokurorëv­e, sipas parashikim­eve të nenit 46 të ligjit nr 96/ 2016 ‘ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë’. Prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara i plotësojnë të gjitha kushtet ligjore që kërkohen për të emëruar një prokuror pranë Prokuroris­ë së Posaçme Antikorrup­sion dhe Krimit të Organizuar, kanë dhënë pëlqimin e tyre për transferim­in dhe respektimi­n e kushteve të sigurisë për besimin dhe konfidenci­alitetin në Prokurorin­ë e Posaçme. Për sa më sipër, në datë 23 dhjetor i kam kërkuar drejtuesit të Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhënien e pëlqimit për transferim­in e përkohshëm të prokurorëv­e Vladimir Mara dhe Dritan Prençi në Prokurorin­ë e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar”, shkruhej ndër të tjera në shkresën e kreut të SPAK- ut. PROKURORIA E

POSAÇME Për më shumë se një javë, Prokuroria e Posaçme ka nisur punën dhe është duke përfaqësua­r dosjet në gjykim, ndërsa është duke u bërë shpërndarj­a e punës për dosjet e mbetura në hetim dhe ato që do të vijnë. Gjatë këtyre ditëve, pranë SPAK- ut janë bërë disa kallëzime, një prej tyre ishte ai Nismës Thurje për tenderin e sterilizim­it dhënë nga Ministria e Shëndetësi­së në vitin 2015. Por nuk kanë munguar edhe padi për anëtarë të Strukturës së Posaçme. Për dy prokurorë të SPAK- ut janë bërë kallëzime, Edvin Kondili dhe Klodian Brahon.

KOMPETENCA­T SPAK do të hetojë çdo vepër penale të kryer nga grupi i strukturua­r kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, si dhe korrupsion­in. Do të hetojë akuzat penale kundër Presidenti­t të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeminist­rit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues­e dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësmi­nistrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, si dhe drejtuesve të institucio­neve qendrore ose të pavarura të përcaktuar­a në Kushtetutë ose në ligj. 24 dosje të SPAK- ut që janë në gjykim, nga Moisi Habilaj tek ish- policët Sokol Bode e Gjergji Kohila, apo edhe dosja e 618 kilogramëv­e kokainë me të pandehur Arbër Çekajn, do të gjykohen nga Gjykata e Posaçme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania