Panorama (Albania)

Nga Tahiri te “339”, çfarë kanë hetuar Mara e Prençi

Dritan Prençi dhe Vladimir Mara kanë në gjykim 30 dosje

-

Të konsiderua­r shpesh si prokurorët e dosjeve të “nxehta” në ish- Prokurorin­ë për Krime të Rënda, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara mbetën jashtë 15 më të mirëve në renditjen përfundimt­are të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, duke mos u bërë dot pjesë e SPAK- ut. Mara dhe Prençi kanë hetuar dhe më pas përfaqësua­r në Gjykatë dosjen e bujshme të ish- ministrit Saimir Tahiri, për të cilin kërkuan dënimin për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të “Grupit kriminal”, kërkesë që nuk u pranua nga Gjykata. Ata kanë hetuar dosjen tjetër të bujshme “339”, ku dolën edhe përgjimet për shitblerje­n e votave, apo atë “184”. Dy prokurorët kanë kaluar procesin e vetingut në të dyja shkallët e tij, ndërsa kanë aspiruar të jenë pjesë e Prokuroris­ë së Posaçme, në të cilën do të jenë të paktën për një vit. Duke iu referuar kërkesës së bërë nga kreu i SPAK- ut, rezulton se Mara e Prençi kanë pasur një numër të konsiderue­shëm të dosjeve nën hetim dhe gjykim. Dritan Prençi ka pasur në hetim 15 dosje, ndërsa ka dorëzuar për gjykim 13 të tjera. Ndërkohë, Mara ka pasur 22 procedime në hetim dhe gjykim 17 çështje. “Prokurori Dritan Prençi ka transferua­r 15 procedime penale në hetim, me 92 persona nën hetim, si dhe një kërkesë për ekzekutim letërporos­ie të autoritete­ve të huaja. Ndërkohë ka në ndjekje, në gjykim 13 çështje penale me 100 të pandehur, si dhe 2 kërkesa për konfiskim pasurie. Prokurori Vladimir Mara ka transferua­r 22 procedime penale në hetim, me 126 persona nën hetim. Ndërkohë ka në ndjekje 17 çështje në gjykim, me 977 të pandehur dhe 1 kërkesë për konfiskim pasurie”, shkruhet në kërkesën e kreut të SPAK- ut.

 ??  ?? Prokurori Dritan Prençi
Prokurori Dritan Prençi
 ??  ?? Prokurori Vladimir Mara
Prokurori Vladimir Mara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania