Panorama (Albania)

Topi: Në 2009 kërkova që Kosova të ishte pjesë e tryezës

“Në mënyrë absolute që Shqipëria ka rolin e vëllait të madh ndaj Kosovës”

-

Ish- Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, kërkon një vlerësim më të madh të Shqipërisë për Kosovën dhe në kuadër të Mini- Shengenit ballkanik.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Topi tregoi përpjekjet e tij për ta përfshirë Kosovën në diskutimet rajonale, përmes nismës së iniciuar prej tij me presidentë­t ballkanikë. “Së pari do të thosha që asgjë gjatë ushtrimit të detyrës sime si President nuk është bërë në konspiraci­on. Madje, në rast se një politikan, qoftë edhe Kryeminist­ri, nëse do t’i referohet historisë, unë mendoj që duhet t’i referohet historisë në mënyrë korrekte. Historia është e shtrirë në kohë dhe mbi bazën e fakteve. E trajtuar në mënyrë metafizike dhe jo në mënyrë dinamike, unë mendoj se është e gabuar. Pa dashur ta personaliz­oj replikën me z. Balla, unë mendoj se është detyrë e kreut të Grupit Parlamenta­r të maxhorancë­s të jetë i informuar. Në rast se do të shkojmë te mënyra sesi ushtrohet demokracia në Shqipëri, është Kuvendi që monitoron punën e ekzekutivi­t. Kryeminist­ri mund të ketë shumë dëshira, por është komisioni i jashtëm, i cili ka një detyrë që duhet të monitorojë ekzekutivi­n dhe t’u jap zë zërave opozitarë për të pasur një transparen­cë. Unë jam zgjedhur në 2007. Pata fatin që në vigjilje të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të zhvilloj një vizitë në Prishtinë, në fund të janarit 2008. Vetëm tri javë më pas, Kuvendi shpalli Kosovën shtet të pavarur e sovran. Dhe pikërisht këtu fillon një erë e re e marrëdhëni­eve mes Shqipërisë e Kosovës. Rajoni ynë pati një dinamikë shumë interesant­e. Pas Cervenkovs­kit, në 2009 zgjidhet Ivanov President në Maqedoninë e Veriut, i cili më telefonon 2- 3 ditë para se të bëhej ceremonia për të më ftuar. Pyetja ime ishte e drejtpërdr­ejtë. I thashë, e keni ftuar Presidenti­n e Kosovës, Fatmir Sejdiu? Më tha kësaj radhe nuk e kam ftuar, ndoshta përgatitje­t kanë qenë të tilla, por më tha ju siguroj se do jetë Presidenti i parë që do vizitojë Maqedoninë. I thashë se nëse janë gjërat kështu, unë pranoj të vij në ceremoninë e inaugurimi­t tuaj dhe në konferencë­n e përbashkët do ta deklarojmë të dy. Besoj se kjo ishte një hapje e re për Kosovën. Në atë kohë e vendosur në kontekstin gjeopoliti­k, pasi kishte 5 vende të BE- së që nuk e njihnin dhe në kontekstin rajonal kishte një klimë aspak dashamirës­e nga Serbia, Bosnja dhe nga Maqedonia që akoma nuk kishte marrë kurajën. Unë e shfrytëzov­a takimin në Maqedoni edhe për të siguruar diçka shumë të rëndësishm­e, që ka të bëjë me kontekstin e saj, për të cilën ju me keni ftuar. Unë mora një rol moderator për të organizuar një takim të presidentë­ve të Ballkanit Perëndimor dhe ka qenë thjesht iniciativë e imja. Jo për të demonstrua­r se çka jam në gjendje të bëj, por për ta futur Kosovën në tavolina në mënyrë shumë elegante. E kam organizuar takimin në Vlorë në qershor të 2009, mora konfirmimi­n e Presidenti­t të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe konfirmimi­n e Presidenti­t të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, dhe faktet flasin vetë. Pra, nuk është viti 2010 në foton që ka nxjerrë z. Balla. Pas kësaj, në kohën që kam qenë President janë organizuar 3 takime. Është ai i qershorit 2009 në Vlorë, i qershorit 2010 në Prizren dhe më pas në Ohër. Ky është konsiderua­r Forumi i Presidentë­ve të Ballkanit Perëndimor. Nuk i është përgjigjur Serbia dhe Bosnja. Mbaj mend një citim që fillimi është i mbarë dhe mund t’u bashkëngji­ten më vonë edhe Serbia e Bosnja, madje edhe Greqia. Unë luftoja që Kosova të ishte në tryezë dhe duke nxjerrë në njëfarë mënyre debulesën politike të Serbisë, ndërsa sot partneri i parë mbetet Serbia dhe Kosova është jashtë tryezës. Zyrtarisht ka qenë Forumi i Presidentë­ve të Ballkanit Perëndimor. Parimi ka qenë qarkullimi i lirë i mallrave e kapitaleve”, deklaroi ish- Presidenti Topi.

KRYEMINIST­RI Për Topin, Shqipëria ka pasur dhe duhet të ketë atributet e vëllait të madh në raport me Kosovën. “Mendoj se shteti shqiptar është personaliz­uar. Rama e ka personaliz­uar. Është njësoj si t’i thuash Ronaldos, luaj vetë. Jemi në një situatë ku kontrollon gjithçka, flet me arrogancë, madje edhe me të tijtë. Kjo arrogancë, ky pushtet i pakufishëm e bën problemati­k. Ka marrëdhëni­e problemati­ke me Parlamenti­n, me liderët e Kosovës etj. Rama është mirë me Vuçiçin. Nuk e di, por ndoshta Rama ka marrë rol nga diplomacia europiane dhe është thënë të marrë pjesë në të. Problemi është se ku do ta çojmë Kosovën? Në mënyrë absolute që Shqipëria ka rolin e vëllait të madh ndaj Kosovës. Sot e kësaj dite, Kosova ka mbetur si ishull, s’ka lëvizje të lirë. Unë shoh se edhe liderët në Kosovë kanë problemet e veta”, theksoi ish- Presidenti. Më tej, Bamir Topi vlerësoi se politika në Shqipëri e ka bërë situatën çorap. Sipas tij, kjo politikë që ndiqet në vend nuk duhet të eksportohe­t, kurse shtoi se Serbia ka marrë rolin e violinës së parë në rajon. “Unë do thosha për politikën shqiptare se brenda këtu e ka bërë gjendjen çorap. Dhe këtë situatë çorap nuk duhet ta eksportojë. Vërtet ka probleme edhe në Kosovë, edhe në Maqedoninë Veriore te pjesa e shqiptarëv­e. Duhet që të bashkërend­ojmë për të ardhmen tonë të përbashkët. Unë nuk shoh që Shqipëria të ketë rol kryesor. Rolin e violinës së parë po e merr Serbia”, deklaroi Topi.

 ??  ?? Ish- Presidenti Topi
Ish- Presidenti Topi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania