Panorama (Albania)

Surpriza e Kurtit, VV merr edhe kreun e Parlamenti­t, LDK e voton

Mustafa: Nuk e prisnim lëvizjen e Vetëvendos­jes për kreun e Parlamenti­t, tani të gjitha marrëveshj­et bien në ujë

-

Kuvendi i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, u konstituua në seancën e së enjtes, duke kryer procesin e verifikimi­t të legjislatu­rës së shtatë, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetar­ëve.

Si fillim u krye verifikimi i mandateve të deputetëve, me 111 deputetët e pranishëm në seancë, të cilët kryen betimin. Gjatë këtij procesi ka pasur edhe një “incident” të vogël ku deputetja e AAK- së, Time Kadrijaj, dhe ajo e PDK- së, Ganimete Musliu ( të dyja parti që kanë deklaruar se do të mbeten në opozitë), i kanë dërguar nga një flamur shqiptar kryetarit të VV- së, Albin Kurti, i cili raportohet se ende mban flamurin kombëtar në zyrën e tij dhe jo atë të Kosovës, me gjithë gjasat për t’u zgjedhur Kryeminist­ër. Pas kalimit të kësaj situate, deputeti më i moshuar, Jahja Koka i Lëvizjes V e t ë v e n d o s j e , kërkoi nga grupi më i madh parlamenta­r, propozimin për kryetar të Kuvendit. Këtu ndodhi edhe surpriza e madhe e kësaj seance. Deri tani, Vetëvendos­je dhe LDK kanë negociuar me formulën që VV merr Kryeminist­rin dhe LDK Kryeparlam­entarin. Edhe pse Kurti ka deklaruar të mërkurën në mbrëmje se negociatat kanë dështuar për të shkuar si koalicion në seancën konstituiv­e të Kuvendit, të dyja palët kanë shprehur vullnetin për të vazhduar të diskutojnë mbi formulën e ardhshme qeverisëse. Por Albin Kurti i VV propozoi bashkëpart­iakun e tij, numrin 2 të Vetëvendos­jes, Glauk Konjufca si Kryeparlam­entar, i cili mori edhe besimin e shumicës së deputeteve. Kurti është shprehur se votimi i Kunjofcës nuk ishte befasi, por më vonë Isa Mustafa i LDK- së ka thënë se kryeparlam­entari pritej të ishte nga LDK dhe emri i Kunjofcës ishte befasi. “Askush nga LDK nuk e ka ditur e as nuk ka pritur që Vetëvendos­je do të propozojë Kryeparlam­entarin... të gjitha marrëveshj­et që janë bërë deri tani me VV- në do të bien në ujë”, u shpreh ai në KTV. Me gjithë surprizën, LDK- ja e votoi Kunjofcën, si për të “mbajtur fjalën” e thënë me ironi gjatë ditës së enjte para seancës së Kuvendit, se Vetëvendos­je, po deshi, mund të qeverisë edhe vetëm, “ne do t’ia japim votat”. Kurti e cilësoi mbështetje­n për Kunjofcën si akt përgjegjsh­mërie, që nuk bllokoi punën e Kuvendit. Pas votimit të Konjufcës u votuan edhe nënkryetar­ët Arbërie Nagavci nga Vetëvendos­je, Kujtim Shala i LDK- së dhe Memli Krasniqi i PDK- së. Nga pakicat u propozuan dhe u votuan nënkryetar­ët Fikrim Damka dhe Slavko Simiç. Kunjofca ka falënderua­r qytetarët për besimin dhe është zotuar se do t’i kryejnë detyrat sipas ligjit dhe Kushtetutë­s. Më pas mbylli seancën, duke shtuar se deputetët do të njoftohen në kohë për hapat e ardhshëm. Në seancën konstituiv­e mungoi Pal Lekaj i AAK- së, kryetari i Nismës Socialdemo­krate, Fatmir Limaj dhe kryetari i AKRsë, Behgjet Pacolli. Ata do ta bëjnë betimin në seancën e ardhshme, e cila nuk pritet të thirret pa arritjen e një marrëveshj­eje ndërmjet Vetëvendos­jes e LDK- së.

 ??  ?? Dje, gjatë betimit të deputetëve të legjislatu­rës VII të Kosovës
Dje, gjatë betimit të deputetëve të legjislatu­rës VII të Kosovës
 ??  ?? Glauk Kunjofca pas zgjedhjes si Kryetar i Kuvendit të Kosovës
Glauk Kunjofca pas zgjedhjes si Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania