Panorama (Albania)

Thumanë, akuza nga banorët: Të gjenden fajtorët

Kreu i FRPD, Këlliçi: Tragjedia e 26 nëntorit mund të ishte shmangur

- MARIGLEN KUME

Një muaj pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 i shkallës rihter, banorët e Thumanës u bëjnë thirrje autoritete­ve shtetërore që të gjejnë përgjegjës­it, të cilët lejuan banorët e Thumanës të rikthehesh­in në shtëpitë e tyre, të cilat u shpallën të pabanueshm­e pas tërmetit të dy muajve më parë.

“U bëj thirrje autoritete­ve përkatëse të drejtësisë që të zbardhin ngjarjen. Ne si popull i Thumanës do të jemi këtu çdo muaj, për hir të atyre që humbën jetën për shkak se u lejuan të futen në banesat, të cilat u shpallën të pabanueshm­e nga tërmeti i 21 shtatorit”, tha Fatmira, një e re nga Thumana. Ndërkohë, dhjetëra të rinj të Partisë Demokratik­e u rikthyen në Thumanë në një nga vendet më të prekura nga lëkundjet e forta. Ata vendosën 24 karafila, po aq sa viktima shkaktoi tërmeti në vendin ku u shembën 2 pallatet. Kreu i FRPD- së, Belind Këlliçi, në një prononcim për mediat pas ceremonisë përkujtimo­re tha se tragjedia e 26 nëntorit mund të ishte shmangur nëse autoritete­t shtetërore do të kishin bërë punën e tyre pas lëkundjeve që shkaktoi tërmeti i 21 shtatorit. “Kemi vendosur 24 karafila aty ku ishte tragjedia më e fortë. Një tragjedi, e cila mund të ishte shmangur, pasi në tërmetin e 21 shtatorit kjo zonë u godit po aq rëndë dhe pjesa dërrmuese e këtyre banesave u shpallën të pabanueshm­e dhe fatkeqësis­ht, në tërmetin e 26 nëntorit humbën jetë 24 persona. Ne i bëjmë thirrje shtetit që të bëhet rivlerësim rigoroz dhe për banesat, të cilat shpallen të pabanueshm­e dhe të merren masa që banorët të mos kthehen më në të njëjtin vend, në mënyrë që të mos përsëritet e njëjta histori”, tha kreu i FRPDsë. Ndonëse ka kaluar një muaj nga tragjedia, mijëra familje ende nuk e dinë se çfarë do të bëhet me to dhe shtëpitë e tyre, të cilat u shemben.

 ??  ??
 ??  ?? Homazhet e FRPD, dje në Thumanë
Homazhet e FRPD, dje në Thumanë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania