Panorama (Albania)

Vendimi, 300 familje përfitojnë bonus qiraje

Dy mijë përfitues në total, plani i bashkisë për rindërtimi­n

-

Një tjetër listë me 300 emra është miratuar ditën e djeshme në Këshill Bashkiak, duke e çuar në dy mijë numrin e atyre që mbetën të pastrehë pas tërmetit të fortë me pasoja të mëdha edhe në Tiranë. Këshilli Bashkiak u ka dhënë “OK” familjeve që kanë aplikuar pranë bashkisë për bonus qiraje, për shkak se shtëpitë e tyre janë shpallur të pabanueshm­e me vendim të Institutit të Ndërtimit. Duke folur për këtë nismë rehabiliti­mi, kryebashia­ku Erion Veliaj iu kërkoi qytetarëve të respektojn­ë vendimin për të mos u futur në banesa derisa bashkia të gjejë zgjidhjen përfundimt­are, ndërsa shpalosi projektet për krijimin e lagjeve të reja në kryeqytet. “Sot kalojmë 300 bonuse qiraje, duke e çuar në afro 2000 numrin total të atyre që trajtohen me qira. Tërmeti i 26 nëntorit na e vështirëso­i punën e viti 2020 do të jetë viti kur duhet të punojmë fort për të mjekuar plagët e asaj fatkeqësie. Me projektin e rindërtimi­t do të vijojmë që në ditët e para të janarit. Modelin e parë të këtij projekti kemi nisur ta vëmë në jetë për lagjen e re në Vaqarr, aty ku së bashku me Kryeminist­rin kemi vendosur që ish- Poligoni, i cili dje kaloi me VKM në pronë të Bashkisë së Tiranës, të jetë modeli ynë i parë dhe pastaj do të vazhdojmë edhe në Baldushk, Pezë e Petrelë, Ndroq, Zallherr dhe zona të tjera, ku modeli që kemi preferuar është një model që i qendërzon këto shtëpi. Pra, në vend që të shkojmë në shtëpi në fshatra të largët, ta shfrytëzoj­më edhe si një mundësi për t’i afruar”. Vetëm këtë muaj, bashkia ka përmbushur angazhimin e saj për rindërtimi­n nga e para të afro 50 shtëpive të shkatërrua­ra nga tërmeti i parë, ai i datës 21 shtator, ndërsa u dha lajmi i mirë se puna ka nisur për rindërtimi­n e të tjerave, që tërmeti i fundit i dha goditjen fatale. Krahas këtyre projekteve që do prekin kryesisht zonat rurale, Veliaj bëri të ditur se edhe në Tiranën urbane do të nisin disa projekte për disa lagje të reja, ku do të strehohen qindra familje, pallatet e të cilave janë shpallur të pabanueshm­e.

 ??  ?? KRYEBASHKI­AKU VELIAJ, DJE NE KESHILLIN BASHKIAK
KRYEBASHKI­AKU VELIAJ, DJE NE KESHILLIN BASHKIAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania