Panorama (Albania)

Lezha miraton buxhetin, “shpërfill” tërmetin

Zbardhen debatet në Këshill, anëtari i PS: “Buxhet pa sens”. Pjerin Ndreu: “Mund ta kalojmë fondin për tërmetin”

- ELVIS HILA

Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi ditën e djeshme buxhetin e vitit 2020, pa marrë në konsiderat­ë fondin e rindërtimi­t në zonat ku janë shkaktuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në këtë buxhet nuk është parashikua­r asnjë zë për rindërtimi­n, ndërsa investimet do të jenë kryesisht si pjesë e zërave në fondin e shërbimeve publike. Këshilltar­i i Partisë Socialiste, Agustin Marku, e ka quajtur të papranuesh­ëm një vendim të tillë, pavarësish­t se koha ka qenë e mjaftueshm­e për reflektim. “Të miratohet një buxhet sot dhe ta justifikoj­më se do shohim tepricat e vitit dhe mos të futet program i veçantë çështja e rindërtimi­t. Mua më duket buxhet pa sens. Tërmeti ka rënë më 26 nëntor dhe buxheti miratohet më 26 dhjetor dhe sa për qind e shpenzimev­e administra­tive në Bashkinë Lezhë janë menduar që të kursehen dhe të shkojnë për fatkeqësin­ë, ka kush një shifër?”, është shprehur Marku. Ndryshe nga Bashkia e Durrësit, që e ka miratuar fondin e rindërtimi­t, kryebashki­aku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka thënë se pritet dalja e aktit normativ të qeverise për të parë se cila do të jetë mbështetja që do të marrin prej saj, në mënyrë që të vendosin edhe planifikim­in e tyre. “Mund ta kalojmë komplet fondin e investimev­e te tërmeti, ne jemi këtu në Këshill dhe nuk thamë as jo, as po. Por ne jemi të varur nga akti normativ i qeverisë, i cili do të vendosë se si duhet të veprojmë. Nëse është e nevojshme, i ndryshojmë sërish zërat në buxhet dhe i çojmë te rindërtimi”, tha Ndreu. INVESTIMET Sa u takon investimev­e të planifikua­ra për vitin 2020, duke analizuar buxhetin këshilltar­i Agustin Marku tha se bashkia ka planifikua­r blerje e shumë pak investime dhe ato sipas tij, janë rreth 22.4 për qind e totalit. “Buxheti i bashkisë është 18 miliardë lekë dhe për investime janë rreth 4 miliardë lekë, pra 22.5 për qind.

Por ama, 14 investime i keni blerje dhe vetëm 6 investime keni për infrastruk­turën”, është shprehur Marku. Ndërsa ka mbrojtur buxhetin e paraqitur nga administra­ta e tij, kryebashki­aku Pjerin Ndreu tha se shumë investime do t’i bëjë me punëtorët e bashkisë, si një mënyrë për të ulur kostot. “Te shpenzimet operative që shkojnë te Drejtoria e Shërbimeve kemi planifikua­r rindërtimi­n e të gjitha trotuareve të Lezhës dhe për këtë investim do të përdorim punonjësit tanë të shërbimeve dhe hakun e punës nuk e paguajmë. Pra, bëjmë një investim me kosto më të lirë, por me një taktikë tjetër, që mos të shpenzojmë lekët dhe të bëjmë punën. Kemi bërë një brigadë që do punojë çdo ditë, pasi ne do blejmë materialet dhe me ato do të punojnë në terren. Kështu do të operojmë edhe në investimet në bujqësi, ku do të blejmë mjetet dhe punojmë për hapjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse”, tha Pjerin Ndreu. Buxheti i vitit 2020 i Bashkisë Lezhë, i cili u miratua me shumicë, votash ka vlerën e rreth 1.8 miliardë lekëve, prej të cilave vetëm 400 milionë janë zë konkret për investime. Në Bashkinë e Lezhës janë inspektuar deri tani 1200 objekte që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti dhe 70 prej tyre janë shpallur të pabanueshm­e, mes tyre dhe disa pallate brenda qytetit. Deri tani, bashkia ka vënë në dispozicio­n 250 milionë lekë, të cilat do të shkojnë për bonusin e qirasë për një periudhë 1- vjeçare për 160 familje përfituese.

 ??  ?? Këshilli Bashkiak Lezhë
Këshilli Bashkiak Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania