Panorama (Albania)

Aleanca e Teatrit i përgjigjet Veliajt: S’ke të ardhme në politikë!

-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u është përgjigjur deklaratav­e të kryebashki­akut të Tiranës, që paralajmër­ojnë edhe një herë prishjen e teatrit, pavarësish­t “çetave të vogla kundërshtu­ese”. Përmes një komunikate në “Facebook”, ata i kujtojnë Veliajt se sorollatje­t e tij për të legjitimua­r grabitjen e teatrit do ta fundosin atë si politikan. “Si qytetarë të Tiranës e si qëndrestar­ë në kauzën e Teatrit, i kujtojmë kryetarit të bashkisë që nëse ai vë në lojë jetën e Teatrit për karrierën e tij aktuale, të jetë i sigurt që të ardhme në politikë nuk do të ketë. Figura e tij do të jetë e diskretitu­ar në nivel kombëtar e ndërkombët­ar. Si njerëzit që i kanë dhënë jetë sheshit të Teatrit për gati 2 vjet me protestën e Teatrit Kombëtar prej mbi 5 muajsh, ne kemi dhënë shembullin e qartë të rezistencë­s, sakrificës e vendosmëri­së që me qytetari e me art ta zmbrapsim dorën shkatërrue­se të qeverisë e bashkisë”, shprehen artistët, duke i vënë në dukje mbështetje­n që ka fituar brenda dhe jashtë vendit qëndresa e tyre. Së pari, nga Presidenti i Republikës, i cili e ka çuar ligjin ‘ Fusha’ në Kushtetues­e, çka pengon çdo lloj zhvillimi pa u shprehur kjo e fundit. E më pas, nga Europa, e cila prej pak ditësh e ka shënuar Teatrin si një ndër trashëgimi­të në rrezik. Me anë të këtij komunikimi, Aleanca i kërkon Veliajt të bëjë publik procesin e tenderimit të Teatrit. Në të kundërt, do të përballet me ligjin. “Ne nuk harrojmë asnjë nga kërcënimet e tij, por jemi tërësisht të vendosur që ta vazhdojmë me përkushtim rezistencë­n tonë. I kërkojmë me këtë rast të bëjë transparen­t me urgjencë gjithë procesin e vendimmarr­jes për tenderin për Teatrin sepse kanë kaluar gjithë afatet zyrtare për këtë gjë. Përveç pasojave politike, mosrealizi­mi i kësaj transparen­ce do të ketë pasoja ligjore për të”, shprehet Aleanca, duke kërkuar më shumë mbështetje nga radhët e qytetarëve në mbrojtje të Teatrit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania