Panorama (Albania)

Lleshaj: Policia do të garantojë qetësinë e festave

"Në fokus, kufiri, rendi dhe personat me precedentë penalë"

-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, inspektoi dje sallën operative të Policisë së Tiranës, në lidhje me masat që janë marrë për festat e fundvitit. Pas inspektimi­t, Lleshaj deklaroi se forcat e Policisë tashmë kanë angazhim të shtuar, nisur edhe nga ngarkesa që sjell fundi i vitit në të gjitha drejtimet. Por, sipas tij, tri janë drejtimet kryesore që do të menaxhohen me masa shtesë nga Policia: kufiri, rendi dhe personat me precedentë penalë. "Aktualisht, Policia është e fokusuar në disa drejtime kryesore: e para në drejtimin e menaxhimit të të gjithë fluksit të kalimit në pikat tona kufitare, për arsye se fundi i vitit shton numrin e qytetarëve shqiptarë, që hyjnë apo dalin nga territori. Po kështu, vëmendje e madhe u kushtohet çështjeve të trafikut, sigurisë rrugore në përgjithës­i, luftës kundër krimit, mbajtja në monitorim e elementëve me precedentë kriminalë, si edhe çështje që kanë të bëjnë me rendin publik. Kryesisht dhe fokus i veçantë i Policisë është çështja e ruajtjes së festës nga zhurmat, nga incidentet, nga shpërthime­t, nga fishekzjar­rët, nga kapsollat dhe gjithë elementet e tjera piroteknik­e, të cilat për vite të tëra kanë shqetësuar dhe kanë shkaktuar probleme të mëdha", tha Lleshaj. Duke i përmbledhu­r të gjitha këto prioritete, ministri Lleshaj tha se përpjekja për të siguruar qetësinë e festës është edhe parandalim­i me vendosmëri të lartë i përdorimit të mjeteve piroteknik­e, të cilat në të kaluarën kanë shkaktuar shumë herë dëme deri në rrezikimin e jetës. "Unë gjej rastin dhe shfrytëzoj praninë tuaj për t'iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të intensifik­ojnë bashkëpuni­min me Policinë këto ditë. Me këtë nënkuptoj informimin për të gjithë ato raste, të cilat shqetësojn­ë sigurinë publike dhe qetësinë publike. Policia e Shtetit është e angazhuar me një prani të shtuar në territor për t'iu përgjigjur çdo shqetësimi qytetar dhe e rëndësishm­e mbetet që qytetarët të bashkëpuno­jnë, pra të informojnë Policinë e Shtetit përmes të gjithë kanaleve, që janë të gjitha funksional­e, qoftë përmes 112- ës dhe numrave të tjerë, qoftë përmes aplikacion­it ' Komisariat­i Dixhital', apo në rrugë të tjera, në mënyrë që të garantojmë që festat të zhvillohen në qetësi të plotë, ashtu siç duhet dhe të evitojmë çdo incident apo çdo person, i cili mundohet të shfrytëzoj­ë nganjëherë festat për të bërë edhe veprimtari të dëmshme", u shpreh Lleshaj. Sipas tij, një numër i madh i punonjësve të Policisë së Shtetit nuk do të kenë festë, por shërbim. Për këtë arsye, ai kërkoi bashkëpuni­min e qytetarëve, duke i ftuar që t'i telefonojn­ë Policisë së Shtetit dhe i siguroi se efektivët do jenë në kohën e duhur aty ku është e nevojshme. I pyetur se si e vlerëson rendin dhe sigurinë gjatë vitit që tashmë po kalon, Lleshaj tha se ka qenë një vit me tregues optimistë. "2019- ta ka qenë një vit i ngarkuar, e dini më mirë sesa unë ngarkesën që ka pasur Policia e Shtetit. Mund të themi që po i afrohemi mbylljes së vitit me tregues mjaft optimistë, sa i përket progresit të bërë", tha ai.

 ??  ?? Ministri Lleshaj, dje te Policia e Tiranës
Ministri Lleshaj, dje te Policia e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania