Panorama (Albania)

Bie nga makina në ecje, plagoset rëndë 5- vjeçari

Rrëfimi i babait: Ka hapur dritaren, nuk e pashë kur ra

-

Një fëmijë i moshës 5 vjeç është aksidentua­r dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetëso­re. 5vjeçari ka rënë nga makina e babait të tij në rrugë dhe ka pësuar dëme të rënda.

Babai i fëmijës, Hilmi Kurtaj, teksa po udhëtonte me mjetin e tij nuk e ka vënë re që fëmija ka rënë nga makina. Ka qenë një makinë tjetër që e ka parë rastësisht në rrugë fëmijën e mitur, të gjakosur dhe në gjendje të rëndë shëndetëso­re, duke e marrë menjëherë dhe duke e dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Mësohet se ai u ka thënë mjekëve dhe infermierë­ve se e ka gjetur rastësisht në tokë të miturin, të aksidentua­r dhe e ka marrë duke e sjellë në spital për t'i dhënë ndihmën e parë. Fëmija menjëherë është vënë nën kujdesin e mjekëve duke u futur në sallën e operacioni­t, ndërsa raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Fillimisht spitali nuk e ka pasur idenë se cili është identiteti i fëmijës, duke qenë se nuk është sjellë nga të afërm apo prindërit, por nga një makinë e rastit. Sipas babait të fëmijës, i vogli ka hapur dritaren e pasme të makinës në të cilën ndodhej dhe ka rënë në rrugë duke u dëmtuar. Hilmi Kurtaj ka vijuar rrugën dhe nuk e ka vënë re aspak se fëmija ka rënë nga xhami i pasmë i mjetit që po drejtonte. Vetëm pasi ka shkuar në shtëpi, babai e ka kuptuar se fëmija i tij nuk ndodhej në makinë. Pas publikimit të këtij lajmi, babai ka shkuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke mësuar se fëmija i tij ndodhej aty në gjendje të rëndë shëndetëso­re. 50vjeçari u ka treguar mjekëve dhe Policisë se nuk e kuptuar që fëmija 5- vjeçar ka dalë nga dritarja dhe ka rënë në mes të rrugës. MJEKU: DËME PAS KOKËS Mjeku i Urgjencës në Spitalin Rajonal të Shkodrës, Astrit Lahi, ka dhënë një sqarim rreth kësaj ngjarjeje të rëndë. Mjeku tregoi se fëmija ka shkuar i aksidentua­r rëndë dhe se ka dëme pas koke, ndërsa rrëfeu edhe atë që ka thënë babai i fëmijës 5 vjeç. "Një fëmijë rreth 5 vjeç erdhi në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Ai u soll nga drejtuesi i një mjeti, i cili na tha se e kishte parë në mënyrë rastësore. Fillimisht erdhi në gjendje kome dhe me probleme të frymëmarrj­es. Gjendja vazhdon që të jetë e rëndë dhe ndodhet në reanimacio­n. Fillimisht e sollën qytetarë të rastit që e kanë parë të rrëzuar dhe me dëme dhe më pas ka ardhur babai i fëmijës. Ky i fundit na tha se fëmija ka rënë nga dritarja e pasme e makinës së tij", është shprehur mjeku.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja në Shkodër
Vendi ku ndodhi ngjarja në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania