Panorama (Albania)

Gjendet i vdekur 55- vjeçari në Maliq, dyshohet nga i ftohti dhe alkooli

-

Një 55- vjeçar nga Maliqi është gjetur i pajetë mëngjesin e djeshëm, ndërsa dyshohet se humbi jetën si pasojë e temperatur­ave të ftohta dhe konsumimit të alkoolit. Sipas informacio­neve, mësohet se shtetasi Muhamed Tabaku jetonte i vetëm në zyrat e ishkombina­tit të sheqerit në Maliq, ndërsa u gjet i vdekur pa shenja dhune. Kjo bëri që Policia të dyshojë se shkaqet e vdekjes kanë qenë natyrale. Ishte një i afërm i 55- vjeçarit ai që sinjalizoi për trupin e pajetë. Banorë të zonës pohuan për mediat se Tabaku jetonte i vetëm. Prej kohësh ai strehohej në ish- zyrat e sheqerit në Maliq, pasi nuk kishte të ardhura dhe banesë të tijën. Po ashtu, mësohet se ishte konsumator i alkoolit. Efektet e pijes alkoolike dhe temperatur­at e ulëta të ditëve të fundit që kanë pushtuar zonën e Maliqit, dyshohet se kanë qenë faktorët kryesorë që çuan në vdekjen e tij. Mungesa e një banese ka bërë që prej kohësh 55- vjeçari të qëndronte në një nga ish- zyrat e kombinatit të sheqerit, në kushte të vështira. Bashkia e Maliqit pak muaj më parë kishte nisur rikonstruk­sionin e kësaj godine, për ta kthyer atë në një ndërtesë për të pastrehët ku edhe 55- vjeçari do të qëndronte, por ai vazhdonte të jetonte në një nga dhomat ku ende nuk ishin bërë punime, pasi nuk kishte asnjë mundësi tjetër për t'u strehuar. Trupi i tij u dërgua në morgun e Korçës, ku edhe do t'i nënshtrohe­t autopsisë për përcaktimi­n e shkakut të vdekjes, ndërsa paraprakis­ht dyshohet se temperatur­at e ulëta kanë ndikuar në humbjen e jetës së tij. dh. c

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania