Panorama (Albania)

I hapte adresa të rreme në ' FB' ish- së fejuarës, arrestohet 27- vjeçari

-

Një 27- vjeçar është vënë në prangat e Policisë , pasi prej kohësh përndiqte ish- të fejuarën e tij. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se është arrestuar shtetasi me inicialet S. K., banues në Vlorë. Policia thotë se ndalimi i tij është bërë pas kallëzimit që ka bërë ish- e fejuara për përndjekje. Sipas denoncimit që ajo ka bërë pranë Policisë së qytetit bregdetar, 27- vjeçari pas ndarjes nga e reja kishte hapur adresa të ndryshme në rrjete sociale, kryesisht në "Facebook". Nëpërmjet këtyre adresave, i arrestuari shpërndant­e statuse, me qëllim prishjen e imazhit të ish- së fejuarës. "Në vijim të punës intensive për kapjen e shtetasve, të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit S. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. K., për motive të dobëta ka përndjekur ish- të fejuarën e tij dhe ka hapur adresa të rreme në rrjetet sociale, me qëllim prishjen e imazhit të saj. Materialet iu referuan Prokuroris­ë në ngarkim të shtetasit S. K., për veprat penale ' Përndjekja' dhe ' Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private'", thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë, një tjetër shtetas është arrestuar nga Policia e Krujës për dhunë në familje. Një 48- vjeçar me iniciale A. E. akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshor­tes së tij. Pas njoftimit të marrë, blutë e Krujës kanë ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e 48- vjeçarit nga Larushku i Krujës, i cili po kërcënonte me një levë hekuri bashkëshor­ten e tij. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Dhunë në familje".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania