Panorama (Albania)

Ruanin serën me kanabis, 4 muaj burg të rinjve

Gjyqtari: Po ju gjykoj, por e di që s'jeni organizato­rët

- Armando Iberhasaj Sukses Cenaj

Dy të rinj shqiptarë që u arrestuan pak kohë më parë nga Policia britanike, pasi u kapën si të dyshuar për kultivim kanabisi në një banesë të kthyer në serë në Derbyshire, u "falën", duke u dënuar me vetëm 4 muaj burg secili. I bindur se nuk ishin ata organizato­rët e kultivimit të drogës në miniserën e krijuar në një apartament, gjyqtari që i dënoi, u tha publikisht se e dinte që ata ishin thjesht punëtorë. Oficerët britanikë ishin informuar nga banorët e zonës se në një shtëpi mbillej kanabis, ndaj shkuan aty për inspektim. Policia gjeti 200 rrënjë kanabisi në serën që ruhej nga dy 23vjeçarët shqiptarë. Mediat angleze shkruanin dje se aty u gjet drogë e klasit "B". Oficerët e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit me origjinë shqiptare, Sukses Cenaj dhe Armando Iberhasaj. Dy 23- vjeçarët, që kishin arritur në Britaninë e Madhe në fillim të këtij viti, deklaruan se ata ishin thjesht punëtorë të kanabisit e jo organizato­rë të trafikut të lëndës narkotike, shkruan "Daily Telegraph". Gjyqatari Shaun Smith vendosi të dënojë secilin shqiptar me katër muaj burgim. Kur dha vendimin, gjyqtari tha: "Unë jam duke ju gjykuar, por e di fare mirë se ju nuk jeni organizato­rët. Ju thjesht kontrollon­it kanabisin në banesë, pasi të tjerë qëndrojnë pas këtij rrjeti të trafikut të kanabisit". Shumë shqiptarë kapen në Angli duke mbjellë kanabis në ferma. Operacioni u zhvillua në Angli nga Derbyshire Police në bashkëpuni­m dhe me asistencën e Policisë shqiptare, ashtu siç deklaroi dje zyrtarisht Policia e Shtetit, edhe për arrestimin e dy shqiptarëv­e të tjerë, që u kapën një javë më parë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania