Panorama (Albania)

Tregti droge e fishekësh të ‘ Fresku’, pranga 27- vjeçarit

Në shtëpi i gjenden 40 kuti të mbushura me municion luftarak

-

Policia e Tiranës ka finalizuar dje një tjetër operacion për goditjen e shpërndarj­es së lëndëve narkotike në doza të vogla dhe të municionit luftarak.

Operacioni policor i koduar "Fresku", u zhvillua nga Komisariat­i i Policisë Nr. 4, në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Narkotikëv­e në Policinë e kryeqyteti­t. Gjatë këtij aksioni u sekuestrua lëndë narkotike, një sasi e madhe municion luftarak dhe fitil zjarrpërcj­ellës. Policia tha se është vënë në pranga një 27- vjeçar, i dyshuar për tregtim të lëndë narkotike dhe municion luftarak. Arrestimi i tij u krye në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajn­ë lëndë narkotike apo që posedojnë armë zjarri e municion luftarak. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 4, në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizuan operacioni­n e koduar "Fresku", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sami Sida, 27 vjeç, nga Zall - Bastar, banues në Selitë.

OPERACIONI Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e të

Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Komisariat­in Nr. 4, janë marrë informacio­ne në rrugë operative se shtetasi Sami Sida tregtonte lëndë narkotike kannabis sativa për shtetas të ndryshëm, përdorues të saj, në zonën e "Freskut", në kryeqytet, si dhe tregtonte municion luftarak. Mbi bazën e këtyre informacio­ne, u organizua puna për kapjen e tij në flagrancë. Nga kontrolli i ushtruar ndaj 27- vjeçarit Sami Sida, në rrugën "Qemal Deliu", është gjetur një sasi lënde e dyshuar kannabis sativa. Menjëherë është ushtruar kontroll në banesën e tij, në rrugën "Muhamed Deliu", ku është gjetur dhe një qese e mbushur me kanabis, gjithsej 836.6 gramë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte dhe një banesë në fshatin Selitë të Tiranës dhe nga kontrolli në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestrua­r 40 kuti kartoni të mbushura me fishekë luftarak, 8 karikatorë ( gjithsej 1318 fishekë) dhe fitil zjarrpërcj­ellës. "Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale ' Mbajtja pa leje e armëve shpërthyes­e dhe e municionit' dhe ' Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e'", tha zyrtarisht Policia.

 ??  ?? Municioni i sekuestrua­r
Municioni i sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania