Panorama (Albania)

Karburanti përfshihet nga flakët në Kombinat, pas përplasjes së motorit

-

Një pikë karburanti u përfshi nga flakët pasditen e djeshme në zonën e Kombinatit, pasi një motor u aksidentua duke kaluar mbi bombolën e mbushur me 200 litra gaz. Fatmirësis­ht, nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, por edhe ndërhyrja në kohë e zjarrfikës­es bëri që të parandaloh­ej një shpërthim i madh. Ngjarja ndodhi në orën 18: 46 në rrugën "Llazi Miho", kur në karburant shpërtheu dhe mori flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjetev­e. Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta Policie dhe disa zjarrfikës­e shkuan në vendngjarj­e, ku bënë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirje­s së mëtejshëm të tij. Drejtori i zjarrfikës­ve, Shkëlqim Goxhaj, ka folur për flakët e stërmëdha që u përhapën mbrëmë pranë karburanti­t në Kombinat të Tiranës.

Në një prononcim për "News 24", Goxhaj tha se shkak për zjarrin dyshohet përplasja e një mjeti motor me depozitën e gazit. Ai shtoi se janë mobilizuar forcat zjarrfikës­e, të cilët shuan flakët. Bëhet me dije se nuk ka pasur asnjë shpërthim në karburant, por ka pasur flakë si pasojë e përplasjes. Bombola e gazit përmban 200 litra. Motori ka kaluar sipër bombolës. Ende nuk dihet gjendja e depozitës, kurse karburanti nuk ka dëmtime. Ai shton se shpërthimi i mundshëm është parandalua­r. Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor, duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.

 ??  ?? Zjarri në karburanti­n në Kombinat
Zjarri në karburanti­n në Kombinat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania