Panorama (Albania)

Petrit Ruka: Tmerr artistik

-

Diskutimit të poetes Rita Petro e të personalit­eteve të tjera të artit mbi poezitë e këngëve të këtij viti, i është bashkuar edhe poeti e kineasti Petrit Ruka. Ndërsa ka publikuar në rrjetet sociale tekstin e këngës “Me tana” të Elvana Gjatës, Ruka ka është shprehur i irrituar për gjendjen e mjeruar, në të cilën ka rënë, sipas tij, Festivalit i Këngës. “T’i kam fal ty me tana/ Me tana o me tana/ Dashni me fal/ O kush ka me ma nal?/ A ma thua edhe sa/ Duhet të pres ty me të pa/ Ta di, dua ta di dhe sa/ Kohën ndale, ndale/ Të shkoj ngadale ndale / O më ngadale ndale” ( teksti i këngës së Gjatës). Statusi i plotë: “5 milionë shqiptarë paguajnë RTSH për ndyrësi të tilla dhe na na na- n e saj… Tmerr artistik. Organizato­rët e këtij festivali duheshin ‘ arrestuar’ në sallë për krim ndaj gjuhës shqipe dhe fyerje të rëndë të dinjitetit të kulturës kombëtare shqiptare. Duhet hartuar me ngut një ligj i posaçëm që këngët në Festivalin e RTSH duhet të vijnë patjetër në standard dhe të kenë poshtë firmën aprovuese të dhjetë poetëve më të mirë të vendit. Unë vetë nuk do ta pranoja këtë tekst edhe sikur të vinte me muzikën e Ennio Morricone- s. Turpi e mbuloftë emrin e atyre regjisorëv­e, udhëheqësv­e artistikë, prezantues­ve, redaktorëv­e, kompozitor­ëve që kanë emrin në titrat e këtij produksion­i me tekste të tilla. Një ditë, bota do të qeshë me të madhe me idiotësinë e tyre. Tallja e brezave që vijnë do t’i shoqërojë edhe aty ku do të jenë, në varr”.

Bashkëshor­tja e Feim Ibrahimit: Nuk po ia gjej fillin këtij lëmshi

Duke falënderua­r Rukën për reagimin, bashkëshor­tja e kompozitor­it të njohur Feim Ibrahimi, Vera, është shprehur me pesimizëm për gjendjen e artit, duke u kërkuar artistëve të vërtetë të marrin në dorë situatën. “Më është neveritur gjithçka e nuk po ia gjej fillin këtij lëmshi të pashoq artistik e jo më moral. Njerëz, nëse falimenton arti, ne falimentoj­më shpirtëris­ht, falimentoj­më si komb, mbetemi pa identitet… Rrezikojmë të falimentoj­më nga çmenduria e pakonceptu­eshme e atyre që kërkojnë ta shkatërroj­në medoemos artin shqiptar”, shprehet ajo, duke këmbëngulu­r se artistët, kompozitor­ët dhe poetët e vërtetë duhet ta ndryshojnë rrjedhën e kësaj situate kritike. “Të ngrihet në këmbë një sallë e tërë për të duartrokit­ur fort banalitete­t e shëmtira të tilla, domethënë se arti i vërtetë u mbyt nga injoranca”, shton bashkëshor­tja e kompozitor­it.

 ??  ?? Vera dhe Feim Ibrahimi, disa vite më parë
Vera dhe Feim Ibrahimi, disa vite më parë
 ??  ?? Petrit Ruka, poet, kineast
Petrit Ruka, poet, kineast

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania