Panorama (Albania)

“Jemi trajtuar si mbretër, Arilena përfaqësue­se e denjë”

-

Vetëm një ditë pasi Festivali i Këngës në RTSH uli siparin e kur diskutimet për 2 finalistet kishin arritur kulmin, një prej 3 anëtarëve të huaj të jurisë, ka reaguar në rrjete sociale duke treguar eksperienc­ën e tij në Shqipëri, e komentuar 2 performanc­at e tij të preferuara. Felix Bergsson, që është kryetari i delegacion­it të Islandës në ESC që nga viti 2016m, ka treguar se ftesa për t’u bërë anëtarë i panelit të këtij edicioni të 58- të i ka ardhur jo më pak se një javë para ngjarjes artistike. Ai shpreh vlerësimin e tij edhe për mikpritjen e treguar nga pala shqiptare. “Jam shumë i lumtur që 10 ditë më parë ( shkruan në datë 23) m’u kërkua të jem pjesë e jurisë ndërkombët­are të Festivalit të Këngës në Tiranë. Ka qenë një aventurë kaq e mrekullues­hme. Ne jemi trajtuar si mbretër, me ushqim të mrekullues­hëm, pamje fantastike dhe mikpritje të klasit botëror”, tregon Bergsson. Me një karrierë të pasur si aktor, muzikant solo si dhe drejtues i shfaqjeve të larmishme televizive Bergsson tregon se ka mbetur i mahnitur nga talentet vokale që ka dëgjuar gjatë këtij kompeticio­ni, dhe, siç thotë, nuk e ka pasur të lehtë të zgjedhë mes dy finalistev­e. “Gara ishte fantastike, ka talente të jashtëzako­nshme në këtë vend. Kaq shumë zëra të bukur dhe kaq shumë këngë të klasit botëror! Qe shumë e vështirë për ne të vendosnim për fituesen dhe më duhet ta pranoj se Arilena Ara është përrallore dhe do të jetë një përfaqësue­se e denjë për Shqipërinë. Ajo ishte zgjedhja ime e dytë pas Elvanës, por e tillë është jeta. Do të diskutohet gjatë për këtë, pasi ujërat të jenë qetësuar”, shton më tej. Vlerësime të veçanta ai shpreh edhe për dy anëtaret shqiptare të jurisë, përpos muzikantëv­e të huaj. “Ishte kënaqësi të punoja me miqtë e mi në juri. Rita Petro dhe Mikaela Minga ishin dy anëtaret shqiptare që më befasuan me aftësitë profesiona­le dhe dashamirës­inë e tyre. Për sa u përket anëtarëve të Eurovizion­it, ishte ndër për mua të punoja me dy legjendat Dimitris Kontopoulo­s dhe Christer Björkman. Ia kaluam shumë mirë bashkë!”, përfundon Bergsson.

 ??  ?? Tre anëtarët e huaj të jurisë
Tre anëtarët e huaj të jurisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania