Panorama (Albania)

Oliver Kahn: Me mua, Bajerni për Champions

-

Në zyrat e katit të dytë në selinë e Bajernit të Mynihut është punuar me intensitet të lartë dy ditë para Krishtlind­jeve. Arsyeja? Ish- kapiteni dhe portieri i Bajernit, Oliver Kahn, do të nisë punën e re si anëtar i bordit drejtues në datën 1 janar.

Në atë kat, "Der Titan" do të punojë në katër vitet e ardhshme derë më derë me drejtorin ekzekutiv, rol që mbulohet momentalis­ht nga Karl Hainc Rumenige, i cili do të dorëzojë çelësat e zyrës në fund të 2021shit. Kjo gjë është gatuar nga ish- presidenti i bavarezëve, Uli Hënes, i cili bindi atë aktual, Herbert Hainer, për të afruar në skuadër ish- kapitenin. "Oli është gati për të nisur një aventurë të re si drejtues në klubin tonë", ishin fjalët e Rumeniges para disa javësh. "Jam i bindur se unë dhe ai do kemi një bashkëpuni­m të frytshëm për të mirën e skuadrës. E njoh prej vitesh, edhe pse atëherë ishim në role të ndryshme.

Më 1 janar, të gjithë do t'i kenë sytë nga Oliver Kahn. Anëtari i ri i klubit do të ketë një prezantim me të gjithë stafin në ditët e para të 2020- ës, përpara se të niset për në Katar dhe të takojë skuadrën. Më 19 janar, Kahn dhe Rumenige me shumë mundësi do të jenë ulur pranë njëri- tjetrit në tribunën e "Olympiasta­dion",

NDESHJA ka luajtur Oliver Kahn me skuadrën e Bajernit të Mynihut, duke fituar 8 kampionate gjermane dhe 1 Champions në vitin 2001. për të ndjekur ndeshjen e parë të fazës së dytë ndaj Hertës së Berlinit. Një ndeshje e veçantë kjo për Oli Kahn, jo vetëm sepse është e para si drejtues, por sepse Bajerni do të luajë ndaj skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klinsman, ish- trajnerin e Gjermanisë në 2006ën që vendosi ta linte Kahnin në stol gjatë Botërorit, duke i besuar vendin e titullarit, Jens

Lehmanit. RIKTHIM PAS 10 VITESH

Më shumë se 10 vite ka Oliver Kahn që është larguar nga fusha e lojës. Portieri veshi fanellën e bavarezëve nga viti 1994 deri në 2008- ën. "Jam shumë i lidhur me këtë klub. Gjatë gjithë jetës sime jam munduar t'i shërbej Bajernit, duke arritur suksese të mëdha. Nuk kanë munguar as dështimet, pasi në një udhëtim kaq të gjatë, ato janë të pashmangsh­me", tha Kahn për "Kicker". Edhe ish- trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Omtar Hitcfeld, i cili fitoi Champions- in me gjermanët në 2001- shin, foli me superlativ­a për ish- kapitenin. "Të gjithë e njohin Olin, ai është një njeri që t'i thotë gjërat në sy. Një lider i lindur që ka AND- në e Bajernit brenda tij, duke qenë simboli i klubit. Jam i bindur se do të bëjë mirë në detyrën e tij të re", tha Hitcfeld. Për Kahnin, objektivi në ditën e parë të punës është vetëm 1: të rikthejë Bajernin në majën e Europës. "Sigurisht që dëshira ime është të fitojmë sërish Champons- in, objektivi ynë primar pas kampionati­t dhe Kupës së Gjermanisë ka qenë gjithmonë trofeu me veshë të mëdhenj. Edhe pse nuk mund të bëj shumë, pasi janë lojtarët ata që luajnë në fushë dhe ne ( drejtuesit) mund të bëjmë shumë pak. Skuadra aktuale i ka të gjitha mundësitë për të qenë e suksesshme në të gjitha kompeticio­net. Jemi në rrugën e duhur, shpresoj të jetë një vit i suksesshëm për të gjithë", tha Oliver Kahn.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania