Panorama (Albania)

KUSH PERFITON Pas bonusit, skemë e re për pensionist­ët

Kreu i ISSH sqaron ndryshimet e skemës dhe lehtësitë e aplikimit për pensionist­ët pas 1 janarit. Çfarë ndodh me ndarjen e bonusit 3 mijë lekë dhe afatet edhe për 2020

- TIRANE

Duke nisur nga 1 janari, të gjithë ata që mbushin moshën e daljes në pension do të kenë mundësi që aplikimin për pension ta kryejnë online.

Kjo do të thotë që nuk do të jetë më e nevojshme që këta të moshuar të paraqiten pranë drejtorive rajonale të sigurimeve, pasi shërbimi do të mund t'u ofrohet brenda një kohe të shkurtër dhe pa shumë mund përmes portalit e- albania. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar ndryshimet e skemës. "Të gjitha aplikimet për pension pleqërie, invalidite­ti, suplementa­re, familjare, nga 1 janari i vitit të ardhshëm, do të bëhen online. Që do të thotë se qytetarët nuk është e nevojshme të paraqiten në sportele, por nga shtëpia e tyre, me kompjuter, ta bëjnë kërkesën për këtë lloj përfitimi online nëpërmjet portalit e- albania. Ky formular ofron mundësinë edhe të skanimit të dokumentev­e që do dorëzojnë te Sigurimet Shoqërore. Duke qenë se ky proces është i ri dhe shpesh për kategorinë e pensionist­ëve e vështirë për t'u realizuar, të gjithë punonjësit do t'i asistojnë të gjithë pensionist­ët që mund ta bëjnë", deklaroi Hado. Aktualisht, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ofron 63 shërbime për qytetarët, ndërsa numri i aplikimeve brenda një viti arrin në 390 mijë.

PËRFITUESI­T

Në intervistë­n e dhënë për "News 24", kreu i ISSH- së u ndal edhe në vendimin e marrë këtë të martë nga Qeveria për shpërblimi­n me 3 mijë lekë të pensionist­ëve. "Të gjithë pensionet familjare, pensionet e invalidite­tit, pensionet sociale, të gjithë personat që përfitojnë pension të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi; veteranë luftë që nuk marrin pension tjetër ose invalid luftë, por që nuk marrin një pension tjetër nga skema e detyrueshm­e; të gjithë ish- minatorët që përfitojnë pension për shkak të ligjit 150, të gjithë trajtimet e veçanta të minatorit, të ish- industrisë ushtarake", sqaron drejtori i ISSH. Të drejtën për të përfituar shpërblimi­n e kanë edhe ata persona që kanë si datë të fillimit të pensionit deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Gjithsej janë mbi 663 mijë persona që përfitojnë çekun e fundvitit, nga të cilët: mbi 530 364 janë pensionist­ë në pension pleqërie, 67 754 janë në pension invalidite­ti, 49 849 janë në pension familjar dhe mbi 13 260 persona të tjerë janë në trajtim financiar me pension social, pension apo trajtim të veçantë financiar, si minatorë të nëntokës, punonjës të ish- ndërmarrje­ve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshë­m. Fondi i vënë në dispozicio­n për shpërblimi­n e pensionist­ëve, sipas vendimit të qeverisë, kap vlerën e rreth 20 milionë dollarëve.

PAGESAT

Vetëm në dy ditët e para të lëvrimit të fondit, 190 mijë pensionist­ë kanë arritur ta përfitojnë atë, ndërkohë që Hado thotë se zyrat e postës shqiptare do të qëndrojnë të hapura me orar të zgjatur për të lëvruar edhe pjesën tjetër të fondit. "Në total, deri më sot, janë bërë 136 mijë pensionist­ë që e kanë përfituar këtë lloj shpërblimi. Njëkohësis­ht, të gjithë ata persona që e tërheqin pensionin me bankë, janë kredituar në llogaritë e tyre dhe bëhet fjalë për 50 mijë qytetarë, të cilëve u është kredituar llogaria me masën e shpërblimi­t dhe shkon te 190 mijë persona që janë paguar. Pjesa tjetër, gjatë ditëve në vijim. Posta do punojë me orare të zgjatura", sqaroi drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

AFATET

Për tërheqjen e bonusit nuk ka afat. Kjo do të thotë që pensionist­ët, të cilët nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 31 dhjetor, do të mund ta marrin atë gjatë vitit 2020. "Asnjë person që nuk e tërheq dot për arsye më të ndryshme, nuk i humbet kjo e drejtë. Ata kanë të drejtë që ta tërheqin edhe gjatë 2020. Fondet janë marrë nga qeveria dhe janë transferua­r në buxhetin e ISSH. Nuk ka asnjë lloj rreziku", u shpreh Hado. Në të njëjtën ditë me vendimin e Qeverisë, ISSH publikoi edhe grafikun me datat për kryerjen e pagesave. Çeku i fundvitit mund të tërhiqet pranë sporteleve të Postës Shqiptare. Ndërkohë, për ata të moshuar që e marrin pensionin përmes bankës, kalimi i bonusit do të bëhet atje. Kështu, bashkë me pensionin, të moshuarit do të kenë mundësi të marrin edhe shpërblimi­n. Vitin e kaluar, fondi i vënë nga Qeveria kapte vlerën e 32 milionë dollarëve dhe masa e shpërblimi­t për çdo pensionist ishte 5 mijë lekë. Por, kët, ë vit për shkak të krizës në buxhet, por edhe pasojave të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, kishte pikëpyetje mbi ndarjen e bonusit. Vetëm këtë të martë, Qeveria mori vendimin për të akorduar një fond në vlerën e 20 milionë dollarëve, duke e reduktuar çekun në vlerën e 3 mijë lekëve.

 ??  ?? Kreu i ISSH, Astrit Hado
Kreu i ISSH, Astrit Hado

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania